TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shtyrë për ditën e martë marrjen e masave disiplinore për 5 gjyqtarë, të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë KLD-ja me anë të një njoftimi për median dhe shtyrjen e justifikon me faktin e numrit të çështjeve që ka pasur për tu shqyrtuar.
“Këshilli, duke pasur parasysh numrin e madh të cështjeve për diskutim në rendin e ditës si dhe duke qënë i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka diskutimi i procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve, vendosi shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë në një seancë plenare të vecantë e cila do të mbahet ditën e martë datë 15 prill 2014”, thuhet në njoftimin e bërë nga KLD-ja.
Ndëkaq në mbledhjen e ditës së sotme, KLD-ja ka vendosur emërimin e dy krerëve të Gjykatave në Durrës dhe në Dibër. Pas dëgjesës së kandidatëve anëtarët e Këshillit kanë vendosur me shumicë votash emërimin si Kryetar të Gjykatës së Apelit Durrës të Petrit Çeno.
Më tej është vijuar edhe me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarëve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Dibër. Pasi KLD-ja ka dëgjuar kandidatët, ajo me shumicë votash emërimin përkatësisht si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër të Halil Vanit.
Ndërkaq, KLD-ja ka vendosur që emrin e gjykatëses Gentiana Xhelili, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë të ja çojë presidentit për emërim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com