Këshilli i Lartë i Drejtësisë në drejtimin e Presidentit të Republikës, e cila ka pasur në rend të ditës shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për tre gjyqtarë, mes të cilëve edhe për Osman Aliu.

Kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, është shtyrë sërish për mbledhjen e radhës. Shkak është bërë kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço i cili kërkoi nga anëtarët e Këshillit shtyrjen e shqyrtimit te procedimit disiplinor ndaj këtij gjyqtari dhe bashkimin e procedimit me një tjetër procedim te sjelle se fundmi pranë KLD-së nga ana e tij.

Anëtarët e KLD vendosën pranimin e kërkesës se Ministrit për bashkimin e dy procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu dhe shqyrtimin e tyre në mbledhjen e radhës.
 
Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit te Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Ahmet Jangulli. Pas diskutimeve, Këshilli me shumicën e votave vendosi që ndaj gjyqtarit Ahmet Jangulli, të kryhet një inspektim i përgjithshëm i punës se tij, për tre vitet e fundit.
 
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cenaj. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të rrëzojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” për gjyqtarin Neritan Cenaj. Gjithashtu Këshilli rrëzoi me shumicën e  votave edhe propozimin e Kryetarit të Këshillit, njëkohësisht President i Republikës, për dhënien e masës disiplinore “vërejtje” ndaj këtij gjyqtari.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)