Klea Huta flet për dasmën e shumëpritur, ja si do të jetë

Klea Huta flet për dasmën e shumëpritur, ja si do të jetë

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më aktive. Pasi bënë publike lidhjen e dashurisë të shumë përfolur ata kanë ndarë shumë detaje në rrjetet sociale nga lidhja e tyre. 

Klea ka folur në emisionin e Rudina Dembacaj, ‘Mos i fol shoferit’ për ditën e saj më të shenjuar.

Pyetur nga Rudina, moderatorja ka zbuluar se dasma e saj dhe e Elgitit do të jetë diçka tradicionale. Si një vajzë nga Tirana, Klea do të dëshironte që të merrej me pajton, për të ruajtur në këtë mënyrë traditën e qytetit të saj.

“Unë kam qef të më marrin me pajton. Me pajton dhe me oriz, pastaj pjesa tjetër një gjë shumë e thjeshtë”, është shprehur Klea, duke zbuluar se festimet nuk do të jenë të ekzagjeruara. Ajo gjithashtu ka treguar me humor se ditën e dasmës, dëshiron të ndryshojë ngjyrën e flokëve, duke i kthyer në ngjyrë të kuqe. Kujtojmë se para pak kohësh, Elgiti pranoi se së shpejti do të sillte një projekt në bashkëpunim me Klean.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja