Kledi Kadiu kujton eksodin e '91: Mbaj mend që në anije kisha shumë etje! Do ia tregoj vajzës sime që ta dijë se nga erdhi babai

Kledi Kadiu kujton eksodin e '91: Mbaj mend që në anije kisha shumë etje! Do ia tregoj vajzës sime që ta dijë se nga erdhi babai

Kledi Kadiu

ITALI- Në anijen "Vlora", në mesin e 20 mijë shqiptarëve ishte dhe Kledi Kadiu. 29 vite më parë, ai si të gjithë të tjerët u larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë, drejt Italisë fqinje.

Sot ai është një nga balerinët më të famshëm në Itali, e megjithatë nuk i ka harruar rrënjët prej nga ka ardhur.

Sot, kur bëhen plot 29 vite nga eksodi, Kledi ka rikujtuar copëza nga ai udhëtim drejt vendit të shpresës, por edhe mesazhin që sot i jep vajzës së tij të vogël.

"Kanë kaluar 29 vjet! Për një moment kisha menduar të kthehesha, duke menduar për prindërit, për gjyshen, por ishte shumë vonë! Anija tashmë ishte nisur! Ende e kam erën e sardeleve dhe të qumshti në hundën timë! Era e gjithçka që më ushqeu gjatë udhëtimit. Disa të tjerë, me më pak fat, kishin vetëm sheqer. Mbaj mend shumë mirë se kisha shumë etje. Një ditë, kur ajo të jetë në gjendje të kuptoj, do i tregojë vajzës sime për këtë aventurë në mënyrë që ajo të dijë se nga erdhi babai i saj si ëndërroi për një botë më të mirë", shkruan Kadiu.  

Postimi i plotë i Kledi Kadiut

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/08/2020 02:03

    O.M.G,HE IS SOOOOOOO BEAUTIFUL!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën