Kledi Kadiu: ''Marias i jam mirënjohës, jo borxhli''

Kledi Kadiu: ''Marias i jam mirënjohës, jo borxhli''
Balerini i njohur shqiptar në Itali, Kledi Kadiu, së shpejti do të vijë me një film dokumentar të titulluar “Nave dolce”, në të cilin rrëfen udhëtimin e tij nga Shqipëria drejt Italisë. Ky projekt do të prezantohet në Venecia. Pas një mungese në skenat italiane, Kledi dha një intervistë për revistën “Vanity Fair”.

 Ai shprehet se nuk ka qenë e lehtë, por “falë punës sime u vlerëvova për talentin tim”. Balerini vijon rrëfimin e tij teksa thotë se u bë i famshëm nga televizioni. “Në fillim nuk e mendoja pasi imagjinoja të isha një balerin klasik”,-thotë Kadiu.

Ndryshimet në jetën e tij erdhën pas njohjes me prezantuesen italiane Maria De Filipi.

“Me Marian bënim shpesh shaka mbi mundësitë e fitimit të suksesit në Itali. Kur një femër është e sukseshme krijohen gjithnjë paragjykime, e po kështu edhe për meshkujt. Të dy qeshnim nga kjo mendësi. Marias i jam mirënjohës por nuk ndihem borxhli ndaj saj. Arritjet e mia i kam fituar falë talentit tim”, -përfundon Kledi.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të