BULLGARI - Vendet e Ballkanit kërcënohen nga Al-Kaeda. Ka qenë lideri radikal islamik, Omar Bakri që përmes një interviste për gazetën bullgare “24 Orë” ka paralajmëruar shtetet ballkanike për fillimin e aksioneve terroriste kundër tyre.

Sipas klerikut radikal mysliman ,që për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit. “Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyrë jona që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri.

I pyetur nga gazeta bullgare “24 Orë” se cilat janë shtete evropiane që i konsideron islamike, ai renditi mes tyre edhe Shqipërinë: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)