Kleves Bitro: Kur prokuroria më
përgjonte edhe unë i përgjoja

Kleves Bitro: Kur prokuroria më<br />përgjonte edhe unë i përgjoja
TIRANË - Ish-drejtori i kabinetit të ish-ministrit, Spiros Ksera, ka reaguar sërish për akuzat që janë ngritur ndaj tij nga ana e prokurorisë dhe sipas tij edhe nga drejtuesit e rinj të ministrisë. Kleves Bitro, në profilin e tij në Facebook, shkrua se, “ka edhe një diçka tjetër që mund të thuhet. Ndërsa prokuroria ka përgjuar personin tim unë vezhgoja nga shumë afër ata, ndaj kjo çështje ka shumë fakte interesante që mund të dalin publikisht”.

Për Bitron, “duke qenë se është një proces që ndodhet në dyert e gjykatës është e pashmangshme të shkruaj herë pas herë mbi çështjen e eventit të 1 Majit 2010. Të paktën ata që i dhanë udhë përbaltjes publike të kenë një kundërshtar të denjë që të merren e të shqetesohen disa minuta në ditë duke kujtuar mëkatet që i kanë në kurriz dhe nuk guxon askush që t’ua thotë apo kujtojë”.

“Personalisht nuk kam çfarë të humbas më, pasi po më tregojnë derën e burgut”, shkruan ish-drejtori i lartë në Ministrinë e Punës. Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm ku njeriu mbron nderin dhe të ardhmen e tij. “Por më shumë se një përballje me njerëzit e pushtetshëm që servilosen ndaj çdo qeverie, mesazhi im u drejtohet gjithë të përfshirëve në këtë çështje që të jenë të kujdesshëm e seriozë në trajtimin e dokumentacionit dhe procesit. Nuk i trembem asnjë përballjeje me drejtesinë, por nëse tek ajo nuk kanë besuar deri dje shumica e opinionit, nuk mendoj se u rregullua për pak ditë nën mazhorancën e re. Është e rëndësishme që njerezit që po mbahen të izoluar të trajtohen shumë me më kujdes duke menduar se janë familjare dhe kanë shërbyer me ndërshmeri e sinqeritet për shumë vite në administratën shqiptare”, shkruan Bitro në profilin e tij në Facebook.

Sipas ish-zyrtarit të ministrisë, ata punonjës që janë akuzuar “nuk janë të z. Berisha, por të vendit pasi shumica e tyre kanë qenë aty kur i kemi gjetur ne”. Sipas Bitros vendimi për lënien në qeli të të ndlauarve ishte i marrë paraprakisht. “Kërkesa e tyre për një gjykim në liri ishte një kërkesë e sinqertë që me keqardhje konstatova se u hodh poshtë pasi vendimi për mua ishte i parapërgatitur meqenëse u kumtua që në pikë të mëngjesit të ditës së dielë”, shkruan Bitro.

Ky i fundit ka akuzuar edhe prokurorinë për shkelje të afateve të hetimit. “Duhet mbajtur parasysh edhe afati i hetimit nga ana e prokurorisë që është shkelur disa herë, ndërkohë që janë bërë përgjime të jashtëligjshme e jashtë procedurave që kërkojnë lajmërimin paraprak të personit që vihet në përgjim”, shkruan Bitro.

“Prokuroria mund ta justifikojë se nuk është kështu e se ajo ka kontrolluar vetëm tabulatet telefonike dhe frekuencat e komunikimeve me numrat e ndryshëm, por të gjithë e dinë se kjo është sa për të hedhur hi syve në gjykatë”, shkruan në fund të shënimit të tij, ish-drejtori i Kabinetit të Ministrisë së Punës, Kleves Bitro.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali