Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së u ka kërkuar të pranishmëve që të shkarkojnë aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.
Deklarata e Berishës vjen pasi në seancën e fundit plenare deputeti demokrat Klevis Balliu u fotografua duke i kërkuar Chat GTP që t’i shkruante fjalimin që do të mbante në foltore.
Megjithëse po përpiqej që ta fshihte pak ekranin e laptopit, me qëllim që të mos e kapnin kamerat, Balliu nuk arriti të ‘shpëtonte’.
““Duhet të shkarkoni të gjitha AI-të. T'i shkarkoni, t'i keni në celular. ChatGPT-në, Cloud dhe Gemini. Ka nevojë. Ka një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ti ndonjëherë kanë halucinacione. Por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t'i keni, në mënyrë që të kundërshtoni propagandën e shpifur, trillimet që bën”, tha mes të tjerash Berisha”, porositi Berisha të pranishmit në Kolegjin e Kryetarëve të PD-së.
Porosia e Berishës për zyrtarët e PD-së, tregon se kryedemokrati ka gjetur një ‘çelës’ suksesi te Inteligjenca Artificiale, për mposhtjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Hungari/ Berisha: Orban lejoi garë të lirë! Të rritemi në rrjetet sociale, përdorni ChatGPT











