Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orban humbi thellë zgjedhjet parlamentare pas 16 viteve në pushtet.
Përmes një postimi në në rrjetet sociale, Soros e cilësoi humbjen e Orban si një ‘refuzim të fuqishëm të korrupsionit dhe ndërhyrjes së tij në zgjedhje. Sipas Soros, humbja e Orban po i dërgonte ‘rusët në shtëpi’, duke nënkuptuar kështu ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Hungari.
“Populli i Hungarisë e ka rimarrë vendin e tij! Një refuzim i fuqishëm i korrupsionit të rrënjosur dhe ndërhyrjes së huaj. Rusët shkojnë në shtëpi! Hungarezët kthehen në shtëpi!”, shkruan Alex Soros në dy postime në “X”, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, dhe pranimit të humbjes nga Orban.
Orban ishte pozicionuar si një prej kundërshtarëve më të fortë të George Soros. Ai kishte ndaluar aktivitetet e fondacioneve të miliarderit në Hungari. Po ashtu rikujtojmë se vetëm George Soros ishte me origjinë nga Hungaria.
Komente










Ju faleminderit! Jeni drite e ndricimit ne kete terr ekstremizmi urrejtjesh te se djathtes dhe taktikave propagandistike te saj.
Përgjigju