TIRANË- Në mbledhjen e KLGJ-së do të shqyrtohet përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e gjyqtares Irena Gjoka. KLGJ është institucioni që do të vendosë për fatin e Irena Gjokës, pasi Prokuroria e Përgjithshme me verifikimin e saj arriti në përfundimin se gjyqtarja e posaçme nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim në vitin 2005 për në Greqi për falsifikim vize.

Vetë Gjoka në një letër drejtuar KLGJ-së para nisjes së kësaj mbledhje, argumentin se nuk ka asnjë arsye ligjore për ndërprerjen e mandatit të saj si gjyqtare. Gjoka argumenton se s’ka kryer asnjë shkelje për  faktin që nuk e ka deklaruar dënimin, pasi ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor, i cili, sipas vetë ligjeve greke, është arkivuar dhe asnjëherë nuk ka marrë vendim të formës së prerë.

Lajmi në përditësim....