ITALI - Një 33-vjeçare shqiptare e cila siguronte jetën përmes prostitucionit është vrarë me thikë nga një klient në shtetin fqinj të Italisë. Shqiptarja me inicialet A.P, i ka hapur derën klientit duke mos dyshuar asgjë, por në fakt 54-vjeçari  Carmine Pio Losio, për motive që ende pritet të zbulohen nga hetimet, e ka vrarë duke e goditur disa herë me thikë.
 
Ngjarja u shënua pas orës 22.0 të mbrëmjes së të hënës në dhomën e një ndërtese në periferi të Pavias. Të dy kanë hyrë në dhomë dhe janë zhveshur por diçka ka shkuar keq dhe italiani, banues në Canneto Pavese, ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka qëlluar ndaj prostitutës shqiptare duke e lënë të vdekur. Pas këtij akti të rëndë, 54-vjeçari, i cili mesohet se e frekuentonte shqiptaren prej nje viti, u përpoq të vrasë veten me të njëjtën thikë.
 
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar britmat ata që kanë njoftuar policinë. Ndërtesa është e banuar tërësisht nga emigrantë.
 
Në momentin e mbërritjes së policisë gruaja ishte ende e gjallë por agjentët nuk kanë mundur të hynë menjëherë në apartament për shkak të derës së blinduar dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për të hyrë në apartament nga dritarja
 
30-vjeçarja shqiptare u gjet në dhomën e saj të gjumit, ndërsa shtrirë pranë trupit ishte sulmuesi i saj, plotësisht lakuriq dhe me prerje në fyt dhe në bark, pasi tentoi te vetevritej.

Pas arrestimit dhe dërgimit të 54-vjeçarit në spital, ai ka rrëfyer për policinë se kishte hedhur në erë gjithashtu dhe shtëpinë e nënës së tij. Pas këtij rrëfimi policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shpëtimin e nënës së Losio-s, një pensioniste 89 vjeçare, shtëpia e së cilës ishte e mbushur me gaz. Dyshohet që 54-vjeçari të ketë pasur probleme psikologjike.

itali vrasje
itali vrasje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)