TIRANE - Tjetër pakënaqësi për klimën e biznesit në vendit tonë ndaj qeverisë. Pas një apeli për forcim të rregullave në fushën e biznesit dhe kritikave ndaj qeverisë si nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ajo gjermane Karola Holtkepmer, kësaj here është Dhoma Amerikane e Tregtisë që thekson interesin e Ambasadës së SHBA-së në krijimin e një klime pozitive për investimet amerikane në Shqipëri.
Apeli ka ardhur gjatë një takimi të presidentit të Dhomës së Tregtisë në Tiranë David Anderson dhe Zëvendësambasadorit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Henry Jardine me ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Zoti Jardine ka vënë në dukje se vështirësitë e përjetuara aktualisht nga bizneset amerikane që kanë investuar në Shqipëri, mund të dekurajojnë bizneset e tjera amerikane për të hyrë në tregun shqiptar.
Në një njoftim për mediat theksohet se “çështjet themelore të ngritura në këtë takim ishin vonesat e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)-në, problemi i rikontrolleve tatimore, nevoja për konsultime publike për ligjin e ri mbi TVSH-në, transparencë më të madhe dhe qëndrueshmëri në politikat tatimore”.
Më tej theksohet se të tjera çështje që janë diskutuar kanë të bëjnë me: zbatimin rigoroz të ligjit, transparencë në marrëdhëniet biznes-administratë dhe konsultime publike në procesin e ligjbërjes. Dhoma Amerikane e tregtisë ka kërkuar rivendosjen e një dialogu periodik midis biznesit dhe qeverisë
Në takim, z. Anderson dorëzoi një dokument të shkruar, ku së bashku me shqetësimet, ishin dhënë edhe një numër zgjidhjesh. Sipas njoftimit për mediat Bode iu bashkua shqetësimeve të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbështeti çështjet e paraqitura dhe iu drejtua zyrtarëve të tij për të punuar ngushtë me Dhomën e Amerikane të Tregtisë për të adresuar shqetësimet e tyre.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.
Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com