‘Klima’ në Gjermani tani është kthyer në çështje politike

‘Klima’ në Gjermani tani është kthyer në çështje politike

Protesta të shumta po zhvillohen në të paktën 40 vende të globit, kundër indiferencës së politikës globale ndaj krizës klimaterike, përpara protestës mbarë botërore që do të zhvillohet më 27 shtator në Kanada.

Gjermani mobilizimi i aktivistëve, i filluar në dhjetor, përmes përdorimit të instrumentit të protestave të nisura që në muajin dhjetor, ka arritur të krijojë një ndikim shoqëror që për politikën është gjithnjë e më e vështirë të injorohet. Kjo konfirmohet me vendimin e Kancelares Angela Merkel për të paraqitur planin e shumëpritur për krizën e klimës, një Plan që nuk i bind promovuesit e fushatës, të cilët dëshirojnë të shkojnë më tej.

Quang Paasch, zëdhënës i protestës, tha se: Në rastin më të mirë ne do të ndeshemi me masat që Gjermania ka ndërmarrë për të zbatuar në kuadrin e marrëveshjeve të Parisit.

Angazhimet e Parisit

Berlini deri më tani nuk ka arritur të përmbushë angazhimet për uljen e emetimit të CO2, edhe pse disa ministra bëjnë thirrje për masa të tilla si taksat e karbonit, mbështetje ekonomike për kalimin në energji elektrike dhe politika për intensifikimin e transportit hekurudhor. Sidoqoftë, edhe nëse ato do të zbatoheshin menjëherë, do të mbeten të pjesshme dhe jo vendimtare.

Christiane Averbeck, e ‘Aleanca gjermane për klimën’, thotë se: Ne dyshojmë shumë se nismat e qeverisë kanë ambicien e duhur. Në besojmë të kundërtën, prandaj dhe kemi zgjedhur të qëndrojmë jashtë negociatave.

Joachim Fünfgelt, i ‘Bread for the World’ tha se: Emetimet nuk kanë rënë ndjeshëm në Gjermani vitet e fundit. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Në vitet e ardhshme do të duhet të arrijmë në një de-karbonizim total duke ulur rrënjësisht emetimet. Koha po shkon dhe ne duhet të veprojmë menjëherë.

Tema politike e klimës

Tema e ndryshimit të klimës tani është bërë çështje qendrore politike në Gjermani, por qeveria, megjithë nismat e veta, nuk është e kënaqur me vazhdimin e protestave, veçanërisht në klimën politike të këtyre javëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja