Ndryshimet klimatike po bëjnë faturat tona të energjisë me të shtrenjta. Kështu thotë deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka ngritur shqetësimin, pasi fatura e energjisë për shumë qytetarë në muajin janar ishte shumë e lartë, dhe shkak për këtë është bërë përdorimi i energjisë për ngrohjen, jo rritja e çmimit. Në mënyrë që mos të varemi vetëm nga energjia elektrike, Braçe thotë se duhen burime të reja energjie, të pavarura nga uji dhe të drejtuara nga dielli dhe era. Braçe thekson se na duhet liberalizmi tani për të pasur më shumë energji dhe për të rritur ofertën në energji, që më pas të kontrollohen faturat e qytetarëve e familjarëve.
'Ndryshimi i klimes po ben faturat tona me te shtrenjta! Duke nisur nga fatura e energjise, per qytetaret, familjaret, shtetin. Ne janar, thuajse te gjitha ditet ishin me temperatura nen zero, madje gjysmat e tyre me temperatura nen -3 grade; Kjo eshte klima e ndryshuar! 28.5, 28.6, 28.7 GW arriti konsumi i energjise elektrike te hene, te marte e te merkure te javes qe shkoi, ditet me te ftohta! Nuk eshte ndricim, eshte ngrohja! Ne nuk e kemi rritur cmimin e energjise si per familjaret edhe per biznesin, po konsumi kaq i larte i energjise do e bej faturen e energjise per janarin me te madhe ne vlere; Harxhojme me shume, paguajme me shume. Kjo eshte klima qe po rrit faturat! Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe i thate, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit! Kerkesa po rritet, oferta po zvogalohet! Ky eshte problemi; Eshte shkaktuar nga ndryshimi disa vjecar i klimes! Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji; Per te rritur oferten ne energji, per te kontrolliar faturat e qytetareve, familjareve!'- shkruan Braçe.
Shume drejt, vendi yne ka mijera taraca ku mund te vendosen panele per te prodhuar rryme. Mungojne matesat elektrik me punim ne te dyja krahet. Kjo eshte urgjente dhe eshte detyre e shtetit, te tjerat i zgjidh privati.
Përgjigju