Joaquin Phoenix është arrestuar. Aktori, së fundmi fitues i ‘Golden Globe’ për rolin e tij ikonik në filmin ‘Joker ’, ishte duke marrë pjesë në një tubim tubimin për klimën në Uashington. Midis demonstruesve ishin edhe Jane Fonda (arrestuar disa herë tashmë), Susan Sarandon dhe Martin Sheen, i cili gjithashtu përfundoi në pranga.
Sipas CNN, policia ka arrestuar gjithashtu edhe 147 persona të tjerë.
Protesta e kësaj jave u përqëndrua në bankat e mëdha dhe investitorët që financojnë zgjerimin e industrisë së karburanteve fosile.
Joaquin Phoenix, duke folur në tubim falënderoi kolegët e tij përpjesëmarrjen dhe tha në lidhje me çështjen e mishit industrial dhe prodhimit të qumështit, se pikërisht mishi dhe qumështi ishin "shkaku i tretë kryesor i dëmtimit të klimës".
Pastaj ai ftoi njerëzit të zgjidhnin se çfarë të konsumonin.
"Ndonjëherë përpiqem të mendoj se çfarë mund të bëj, dhe ka gjëra që nuk mund të shmangen. Unë nuk mund të evitoj marrjen e një aeroplani, por mund të ndryshoj mënyrën se si ha dhe çfarë ha, dhe shpresoj se ju dëshironi të bashkoheni me këtë kauzë," tha Joaquin Phoenix.