Klinikat dentare dyfishojnë çmimet, MSH: S'është tagër i Urdhrit të Stomatologut, vendimi i pa aplikueshëm

Nga Klesiana Omeri
Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend mësohet se po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.

Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. 

Lista e çmimeve dysheme për shërbimet dentare

Pas kësaj situate ka reaguar Drejtori i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda. Për Report Tv ai thotë se kjo listë çmimesh ka karakter sensibilizues dhe nuk është e detyrueshme për dentistët. Sipas tij, "kjo vendosje e çmimeve është kërkuar nga vetë dentistria". 

S’ka asnjë qindarkë rritje çmimesh. Ato janë çmime dysheme, çmime orientuese, nuk kanë asnjë fuqi detyruese për dentistët, por janë për qytetarin. Çdo dentist është i lirë të punojë me çmimet që dëshiron.

Nikoll Deda, President i Urdhrit të Stomatologëve

Por pikërisht kjo deklaratë e bën të paqartë situatën dhe vendos në pozita të vështira klinikat dentare. Në listën e publikuar nga Urdhri i Stomatologëve që mban vulën dhe firmën e presidentit të këtij institucioni thuhet se kjo listë çmimesh është dysheme çka nuk lejon çmime të tjera poshtë çmimeve të publikuar në këtë listë. Po në këtë dokument thuhet se: “Për shërbimet e tjetra të papërfshira në listë dentistët janë të lirë të vendosin vetë çmimet”, duke vendosur kufizime për dentistët dhe duke detyruar këta të fundit të rrisin çmimet e shërbimeve që ofrojnë. Por edhe pse Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve thotë se klinikat dentare nuk janë të detyruar të aplikojnë këto çmime, për Report Tv dentistët shprehen se ka filluar rritje e çmimeve, madje janë skeptikë nëse qytetarët do jenë dakord ose jo. 

"Këtë njoftim ne e kemi parë në faqen e Urdhrit të Stomatologëve. Është thënë që kjo listë në janar do i ndërtohet Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë. Ne momentalisht e kemi aplikuar këtë listë, i kemi rritur pak çmimet, potr jo në ato nivele që ka parashikuar Urdhri, po e testojmë me qytetarët. Për zonat periferike apo zonat pak më në rrethe mund të jetë pak e vështirë për shkak të nivelit social. Mund të jetë pak e vështirë si për mjekët ashtu dhe për pacientët të adaptohen me këto çmime", shprehet një stomatolog.

Ky vendim i Urdhrit të Stomatologut, i miratuar dhe nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar, detyron klinikat dentare të rrisin çmimet për shërbimet që ofrojnë. Ndërkohë, kundër këtij vendimi ka dalë Ministria e Shëndetësisë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat theksohet se Ministria Shëndetësisë është shprehur kundër vendimit të urdhrit të stomatologëve për tarifat dysheme për shërbimet dentare. MSH thekson gjithashtu se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut caktimi i çmimeve për shërbimet dentare.

Vendimi i Urdhrit të Stomatologut është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër i Urdhrit. Që kur është bërë mbledhja përfaqësuesit tanë kanë votuar kundër. Ky vendim nuk është i aplikueshëm.  

Ministria e Shëndetësisë

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu i cili e quan një dështim të politikave sociale të Rilindjes. Deputeti Shehu ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit, për të krjuar mbulesat financiare për qytetarët dhe stomatologjinë. Ndërsa nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe njëherazi deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë se është përfshirë në këtë vendim “të paligjshëm” dhe “korruptiv” me heshtjen e saj.  Ai akuzoi konkretisht Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/01/2019 16:53

    Yyyyyyt fundërrinat!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 24/01/2019 16:52

    PRAPE DUAN TE NA RRJEPIN ?!

    Përgjigju
  • Robshi: 24/01/2019 16:28

    Me vjen keq per veten...po per keta 1milion shpullagjite keshtu ju shkofte jeta me naften dhembet parkingun qeset taksat energjine ujin rruget te gjitha vetem rritje...ska problem se kur te shkojne te dentisti paguajne me reforme keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)