Klinton e Ashton: S'ka ndryshim
kufijsh, dialogu duhet të vijojë

Klinton e Ashton: S'ka ndryshim<br />kufijsh, dialogu duhet të vijojë
TIRANE-  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përcollën në Prishtinë mesazhin se në tryezën e bisedimeve me Serbinë nuk do të rivendoset statusi i pavarësisë së Kosovës, por se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Madje të dyja përfaqësueset e larta të diplomacisë si Hilari Klinton ashtu dhe Kathrin Ashton vlerësuan si tepër të “guximshëm” kryeministrin Thaçi për vendimin e tij për t’u ulur në një tryezë me kryeministrin serb, duke ditur se ishte një rrisk politik, por një vendim i drejtë. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Ashton zhvilluan sot në mëngjes takimet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi dhe dolën në konferencë për shtyp.

KLINTON E ASHTON: JU MBESHTESIM, DIALOGU TE VAZHDOJE
Zonja Klinton nisi fjalën e saj duke kujtuar vizitën e 13 viteve më parë në kampet e refugjatëve, ndërsa sot janë në një shtet të pavarur. Ajo vlerësoi përparimin e Ksovoës dhe nënvizoi se SHBA e mbështet plotësisht

”Nuk jam e sigurtë nëse ndonjë popull ka bërë kaq progres sa ka bërë Kosova. SHBA është me ju në çdo hap të këtij udhëtimi dhe do të vazhdojmë të mbetemi partnerë dhe miq. Mezi kam pritur të kthehem dhe të vazhdoj bisedën që kam pasur para 13 vitesh për të folur për të ardhmen e Kosovës. Jam me Ashton sepse SHBA mbështesin plotësisht aspiratat e popullit të integrohet në BE e institucionet euroatlantike. Besojmë se dialogu që Thaçi ka nisur me Ashton  është themelor dhe siguron një rrugë të stabilitetit afatgjatë në rajon.... Mesazhi im është i njëjtë. SHBA i bën thirrje të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e marrëveshjeve dhe të avancojnë në masa konkrete për normalizimin e marrëdhënieve. Ata janë kyçe për progresin e tyre. Hapat që ka ndërmarrë Kosova janë të rëndësishme mendojmë se duke lëvizur drejt BE ju jep shpërblimet për sakrificën e Kosovës. Prandaj bëj thirrje të vazhdojnë negociatat, duke adresuar dhe shqetësimet e serbëve në veri të Kosovës. Do takoj disa serbë të kthyer në Kosovë dhe do u përcjell mesazhin të ndërtojmë të ardhmen këtu”- tha Klinton.

Shefja e diplomacise se BE zonja Ashton tha "Rruga nuk është e lehtë, por ka detyra që duhen të kryhen. Dialogu që filluam nuk është e lehtë as për kryeministrin Thaçi e as për kryeministrin serb Daçiç. E di që as për popullin e Kosovës nuk është e lehtë por është i nevojshëm për të normalizuar jetën e kosovarëve ashtu dhe për serbët e Kosovës që të ndihen se janë pjesë e kësaj shoqërie. Prandaj duhet të ulemi e të bisedojmë hapur e rrjedhshëm. Kryeministri u tregua tejet guximtar që edhi për të biseduar në Bruksel dhe Daçiç u tregua guximtar. Ishte takimi i parë por do të jetë dhe të tjerë.”- tha shefja e diplomacisë së BE-së, Ashton.

SHBA E PRERE: JO NDARJES SE KOSOVES

Zonja Klinton ritheksoi se SHBA  është e prerë kur thotë se në tryezën e bisedimeve nuk do të jetë ndarja e Kosovës. “Dua të jem shumë e qartë jo vetëm këtu por dhe në rajon SHBA është e prerë plotësisht për integritetin territorial, dhe sundimin e ligjit. Ne kundërshtojmë cdo lloj bisedimesh për ndryshimet territoriale apo rihapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. Kosova është e pavarur. Shpreh mirënjohje kryeministrit kur thotë se ai është kryeministër dhe për kosvoarët dhe serbët në Kosovës”- deklaroi Klinton ne konferencën për shtyp.

KLINTON E ASHTON: THACI I GUXIMSHEM

Si Zonja Klinton ashtu dhe Ashton vlerësuan së tepërmi kryeministrin Thaçi në nimsën për tu ulur në një tryezë me kryeministrin Daçiç, e cila u kundërshtua ashpër nga Vetëvendosja, duke e shoqëruar dhe me protesta të dhunshme, vetëm një ditë pas takimit që u zhvillua në Bruksel.

Zonja Klinton tha "Po punojmë bashkë me BE dhe dua të përshëndes kryeministrin Thaçi që ka ndërmarrë një rrisk politik. Unë e di çdo të thotë të ndërmarrësh një vendim që mund të jetë rrisk politik. Ishte vendim i drejtë i mençur. Dua të përshëndes dhe Jahjagën që e ka përfaqësuar Kosovën shumë mirë dhe ka bërë që të ndryshojnë mendimet nëpër botë për Kosovën."

Shefja e diplomacisë së BE-së, Ashton tha
"Kryeministri u tregua tejet guximtar që edhi për të biseduar në Bruksel dhe Daçiç u tregua guximtar. Ishte takimi i parë por do të jetë dhe të tjerë.”

THACI: DIALOGU DO VAZHDOJE, POR SERBIA TE HEQE STRUKTURAT PARALELE NE VERI
 
Kryeministri Thaçi tha se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-së dhe se qeveria e tij do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, krimit dhe arritjen e standardeve për integrimin euroatlantik dhe në BE. Duke folur për dialogun Thaçi shprehu angazhimin e tij se ato do të vazhdojnë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i nevojshëm për stabilitetin në rajon.

“13 vite më parë ju vizituat refugjatët në kampet, sot i vizitoni në shtetin e tyre në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohjes SHBA e BE në mbështjetjen që i dhanë Kosovës për lirinë e Pavarësinë. Kosova sot nuk është ende ajo e ëndrrave tona, po punojmë me këmbëngulje për Kosovën evropiane dhe atlantike. Kemi shumë për të bërë për rendin ligjin, luftën kundër korrupsionit, pritet të bëhen më shumë punë për përmirësimin e jetës së qytetaërve.”
Duke u ndalur te veriu i Kosovës Thaç tha se problem mbetet veriu i Kosovës. ”Ndonëse u shënua sukses në integrimin e serbëve, sfidë mbetet gjendja në veri.
Thaci u shpreh se si qeveri është e angazhuar për të përmriësuar jetën e serbëve në veri të Kosovës “Por prania e strukturave ilegale po bën shumë të vështirë punën atje”-tha Thaçi.

Në lidhje me dialogun, Thaçi tha se proçesi i normalizimit të marrëdhënieve është vendimtare . “Kosova është e vendosur, por të jemi të qartë ora e historisë nuk do të kthehet prapa. Pavarësia dhe integriteti territorial dhe organizimi i brendshmë janë të padiskutueshme dhe të njohura ndërkombëtarësisht” - tha Thaçi. Ai shtoi e dialogu është rruga e vetme në integrimin në BE. Normalizimi i marrërdhënieve Kosovë- Serbi është në intersin e dy vendeve të rajonit dhe në investimet e SHBA e BE për paqen dhe perspektivën euroatlantike” - tha Thaçi.

TAKIMET SOT PARADITE ME JAHJAGEN E THACIN
Ambasada Amerikane dhe Zyra e BE-së u  tregua e rezervuar në axhendën e sotme, duke paralajmëruar vetëm takimin e dy zyrtareve të larta ndërkombëtare me presidenten Atidete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

“Dua të jem shumë e qartë jo vetëm këtu por dhe në rajon SHBA është e prerë plotësisht për integritetin territorial, dhe sundimin e ligjit. Ne kundërshtojmë cdo lloj bisedimesh për ndryshimet territoriale apo rihapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. Kosova është e pavarur. Shpreh mirënjohje kryeministrit kur thotë se ai është kryeministër dhe për kosvoarët dhe serbët në Kosovës”

MBERRITJA DJE NE PRISHTINE

Sekretarja amerikane e shtetit, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme mbërritën dje në Prishtinë. Në Aeroportin e Prishtinës ato u pritën nga presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. Më pas, ato do të paraqiten edhe në një konferencë të përbashkët për media. Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, kjo vizitë shihet si ecje përpara në procesin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet dy vendeve që, sipas kërkesave ndërkombëtare, duhet të përfundojë me një proces normalizimi të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë vizitës së djeshme në Beograd Klinton përcolli mesazhin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fort pavarësinë e Kosovës dhe se kufijtë e saj nuk do të ndryshojnë, por marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit mund të përmirësohen. Mesazhi u përcoll në takimet me Presidentin serb Nikoliç dhe Kryeministrin Daçiç në Beograd ku e pranishme ishte edhe Baronesha Catherine Ashton. Sekretarja Klinton ka deklaruar se mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për t’i shtyrë të dyja palët që të impenjohen për masa konkrete në normalizimin e marrëdhënieve duke nënvizuar se nuk kërkon nga autoritet serbe që të njohin Kosovën.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK