Klinton Zeqiraj i hyn televizionit
Modelingu jo fitimprurës në Shqipëri

Klinton Zeqiraj i hyn televizionit<br />Modelingu jo fitimprurës në Shqipëri
Klinton Zeqiraj është një prej emrave të njohur të modelingut dhe botës së spektakleve në vendin tonë. Teksa duket sikur është tërhequr disi nga ‘show’ ku edhe u rrit si balerin dhe fotomodel, Zeqiraj ka nisur një përvojë të re, këtë herë në ekran.

Ai është moderator i një programi të ri muzikor të përditshëm të titulluar “Mess” në një format me të ftuar VIP, ku trajtohen tema të ndryshme nëpërmjet intervistave me personazhe. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, modeli Zeqiraj shprehet se nuk e ka braktisur modelingun, por sheh atë si jofitimprurës.

Ndërsa nga ana tjetër, televizioni për të mbetet primar. “Realisht nuk është eksperienca ime e parë në televizion, sepse kam punuar dhe më përpara në televizione të ndryshme si prezantues. Sigurisht ambicia ime është televizioni dhe primarja për mua! Modelingu është pasion, hobi! Nuk e shoh si diçka fitimprurëse aq më tepër në Shqipëri. Domethënë vjen e dyta mbas televizionit”, u shpreh Zeqiraj.

Ai thotë gjithashtu se kjo eksperiencë e re e ka bërë atë të jetë në komunikim të vazhdueshëm me personazhe VIP. Të ftuarit e tij të parë të emisionin “Mess” që transmetohet nga e hëna në të premte kanë qenë stilistja e njohur, Rezarta Skifteri, këngëtarët Ervin Bushati, Era Rusi, Redon Makashi dhe Semi Jaupaj.
klinton zeqiraj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!