Klinton Zeqiraj: Jeta ime mes
dashurisë dhe modelingut

Klinton Zeqiraj: Jeta ime mes<br />dashurisë dhe modelingut
Talenti, pasioni dhe ambicia për karrierë janë tri komponentët që e karakterizojnë modelin më “in” të momentit. Ky është Klinton Zeqiraj, fotomodeli i cili ka sprovuar veten në moshë farë të re, përballë ekranit, baletit dhe modelingut. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Klintoni rrëfen projektin e tij më të ri me realizimin e një fotosesioni, pasionin e tij për modelingun, si dhe të vërtetat e lidhjes së tij me aktoren e “Portokallisë”, Renada Cacin, një lidhje tashmë e konsoliduar.
 
 
Së fundmi keni publikuar një fotosesion, ku disa prej tyre janë publikuar edhe në faqen tuaj të “Facebook”. Cili është qëllimi i tyre?

Po janë disa foto që kam realizuar së fundmi me fotografin e agjensisë ku bëj pjesë Sonny K. Elson dhe me stilistin e mirënjohur Altin Mici. Këto foto janë bërë për të qenë pjesë e një katalogu përkatës, por do të përdoren dhe për reklama dhe evente të ndryshme.
 
Prej disa kohësh jeni pjesë e “ICON Agency” si fotomodel. Si lindi dëshira për tu marrë me modeling dhe ku nisën fillimet tuaja?

Po bëj gati 4 vite që po merrem me modeling. Më pëlqenin fotografitë, pozat, të isha objekt përpara aparatit, dhe fillimet e mia kanë qenë kur u bëra pjesë e revistave si fotomodel dhe seteve fotografike të ndryshme, dhe së fundmi pjesë e “ICON”.
 
Përveç modelingut një pasion i juaj është edhe moderimi në shoë të ndryshëm. Si i kujtoni këto eksperienca?


Pasioni im më i madh kur kam qenë i vogël ka qenë baleti, në të cilën dhe e ushtrova si profesion ku kam studiuar në shkollën kombëtare të koreografisë në Tiranë, dhe më pas jasht në Itali dhe Greqi ku tek kjo e fundit punova për një agjensi mode. Baletin nuk e vazhdova më tej, sepse më vonë u bëra pjesë e televizionit si moderator i rubrikave të ndryshme në emisione televizive. Por, kur rritesh kupton që kërkon më shumë nga vetja, dhe artisti asnjëherë nuk është i kënaqur, kur në unin e tij qëndron gjithmonë ambicia për të eksploruar gjëra të reja tek vetja, por që padyshim televizionin kam primar tashmë.
 
Do vazhdoni të merreni me moderim, do t’iu shikojmë së shpejti në ndonjë televizion?

Po sigurisht që do të vazhdoj sepse e bëj me shumë pasion dhe e dua shumë botën e artit, sidomos atë të televizionit. Gjithmonë nëse ke vullnet dhe dëshirë çdo gjë arrihet, kështu që absolutisht s’do i mungoj dhe do jem së shpejti në Tv.
 
Përveç të qenit model, tashmë jeni folur nëpër mediat rozë edhe për lidhjen tuaj me Luzen e “Portokallisë”. Do na rrëfeni diçka më shumë për lexuesin?

Hmm ajo që mendoj herë pas here dhe çuditem për faktin që deri para disa kohësh e shikoja nga televizioni dhe të them të drejtën ishte e vetmja aktore që më tërhiqte shumë dhe më pëlqente. Se kam menduar ndonjëherë që mund ta njihja, por që jeta ka të papritura dhe çfarë nuk ndodh. Ndihem me fat që kam në krah një partnere si Renada, e cila është shumë e dashur, inteligjente, simpatike, puntore, ka të gjitha cilësitë e duhura.
 
Si lindi dashuria mes jush. Si i kujtoni tani ato çaste, kush ishte iniciatori për të shprehu ndjenjat?

(Qesh)Ka qenë e bukur, jemi ulur për kafe në një nga lokalet e Tiranës, thjesht unë isha kurioz ta shikoja “Live” se gjithmonë me mendimin si do jetë nga afër në krahasim me atë Luzen e famshme që kisha parë në televizor. U takuam ndejtëm në kafe me orë të tëra, muhabet sikur kishim vite që njiheshim. Renada është gocë e thjeshtë dhe shumë popullore, dhe kjo më tërhoqi shumë dhe krijuam shumë kofidenca që në takimin e parë. Më pas vazhduam të dilnim më shpesh dhe pastaj gradualisht lindën ndjenjat vet.. ku ka më bukur kështu!
 
Shpesh jeni paragjykuar për diferencën e moshës. Ju ka shqetësuar ky fakt?

Aspak, nga të dy palët; si nga unë ashtu edhe Renadës, nuk na ka interesuar për arsye sepse se kemi ndjerë ndonjëherë diferencën, pasi përshtatemi shumë me njëri-tjetrin. Në shqipëri është gjithmonë ai modeli klasik që mashkulli duhet të jetë më i madh se femra dhe kjo ndoshta ka çuar le të themi në paragjykim, por këtë se kam parë ndonjëherë. Mendoj që në një dashuri të vërtet nuk ka rëndësi mosha.
 
Kush nga ju e ka pasur më të vështirë sfidën e të qenit çift?

Jo s’ka qenë fare e vështirë madje ka qenë e kundërta.
 
Kush ju ka mbështur më shumë në këtë lidhje?


E bukura është se të gjithë na mbështesin kur na kanë përballë, por mbrapa c’thuhet? Do të thoja që përveç familjes që na kanë mbështetur dhe s’kanë reaguar negativisht, as nga ana e familjes time gjithashtu dhe të Renadës, duke patur mbështetjen e tyre të plotë.
 
Në çfarë stadi ndodheni aktualisht dhe keni menduar ndoshta një martesë, apo është shpejt akoma?

Tani po bashkëjetojmë, u bë kohë që bashkëjetojm dhe jemi shumë mirë, por përsa i përket martesës nuk kemi menduar diçka ende pasi është më mirë kur gjërat rrjedhin natyrshëm dhe jo ta bësh me detyrim. Po shijojmë lidhjen dhe po ja lemë kohës të tjerat.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim përveç angazhimit të shkollës dhe modelingut?

Aktualisht jam duke studiuar në UET për “Marrëdhënie me publikun”. Zgjodha këtë degë sepse është më afër profesionit tim si prezantues, gjithashtu dhe me modelingun që e bëj me shumë dëshirë. Do të kem shumë projekte si në fushën e modelingut, ku padiskutim dhe atë të televizionit pasi së shpejti vij me një projekt të ri.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos