Klinton Zeqiraj dhe Ilda Rrapo
mesazh kundër dhunës ndaj femrës

Klinton Zeqiraj dhe Ilda Rrapo<br />mesazh kundër dhunës ndaj femrës
Me zhvillimin dhe emancipimin modern që shoqëria shqiptare po përballet hap pas hapi, duket se një fenomen negativ po i shoqëron. Dhuna ndaj femrës, fenomeni që po kapërcen kufinjt në gjithë botën, por që në Shqipëri rritet vit pas viti.

Në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj gruas një grup artistësh dhe balerinësh gjetën formë mjaftë interesante për të zërin për sensibilizimin e shoqërisë në këtë kauzë. Regjisorja Najada Elmazi solli një shfaqje artistike me mesazhe për gruan, ku interesant ishte numri koroegrafik që balerini Klinton Zeqiraj dhe Ilda Rrapo sollën në këtë ditë.

“Duke qenë se ishte dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, ne përcollëm nëpërmjet artit të baletit, një duet dashurie që të përcillnim te publiku një mesazh sensibilizues në kuadër të dhunës ndaj gruas”, tregon balerini Zeqiraj.

Me gjuhën e trupit dhe harmoninë mes çiftit të balerinëve, u tregua se forca e dashurisë mbizotëron mbi gjithçka. Ndërkohë, në formën e një programi artistik aktorët Mariana Kondi, Mehdi Malka, Gent Bejko, Albana Sançolli dhe Eni Lila, dhanë mesazhet në një mënyrë të pari dhe të kuptuari të fenomenit duke përdorur artin.

kliton zeqiraj
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (29 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori