Klodi Kadillari: Ngjaj me Erikën
bashkëshorten e Martin Camaj

Klodi Kadillari: Ngjaj me Erikën<br />bashkëshorten e Martin Camaj
TIRANE - “Jemi në xhirimet e fundit, Tefta është në montazh”, rrëfen Klodi Kadillari për ecurinë e dokumentarit të xhiruar në Gjermani për jetën e shkrimtarit të madh shqiptar, të mërguar dhe stigmatizuar në diktaturë. Artistja Klodiana Kadillari i është rikthyer punës në xhirimin e një filmi dokumentar kushtuar jetës së Martin Camaj me regji të Tefta Radit. Klodiana do të jetë në rol si një gjermane për të rrëfyer më hollësisht jetën e Martin Camajt.

Në këtë dokumentar aktorja Kadillari interpreton rolin e Erikës, bashkëshortes së Martin Camaj. Ajo rrëfen për Shqiptarja.com se përngjasimi i portretit të saj me bashkëshorten gjermane të shkrimtarit të njohur shqiptar e motivoi dhe e shtyu regjisoren e dokumentarit Tefta Radi për t’i ofruar rolin e gjermanes Erika. E pyetur se si u përfshi në këtë projekt, Kadillari rrëfen se “Pasi kam interpretuar në rolin e Nënë Terezës në filmin dokumentar “Një rrëfim për nënën” me regji te artistit Fahri Hysaj ne vitin 2010 bashkëprodhim i RTK-së, papritur më erdhi propozimi i Teftës, pasi vlerësoi tek unë jo vetëm mjeshtërinë si aktore me përvojë, por edhe ngjashmërinë me Erikën, bashkëshorten e Martinit”.

Ndërkohë që shprehet se xhirimet kanë përfunduar dhe “regjisorja Radi po punon në studio”, Kadillari shton se “Xhirimet nisën menjëherë mbasi u ktheva nga Sardenja, vendi që kisha zgjedhur për pushimet e mia. E pranova menjëherë rolin ne këtë dokumentar, pasi është në karakterin tim që të shpreh një dëshirë të pakursyer, kur bëhet fjalë për madhështinë e figurave të kombit, për vlerën dhe për përfaqësimin e lirisë dhe të mbrojtjes se idealeve.”.

Duke rrëfyer më tej disa detaje për Shqiptarja.com, Kadillari nuk kursen të na japë edhe të dhëna për fabulën e këtij dokumentari, ku shton ndër të tjera se: “Edhe pse në rol vij si një gjermane e bukur e doktoruar, ajo ishte femra që e përkrahu, jo vetëm moralisht por edhe shpirtërisht shqiptarin Martin në kohë të këqija dhe të bukura.

Skenari rrëfen njohjen e Erikës në një nga lokalet e tejmbushura të Gjermanisë, ku Erika e fton Martinin duke i ofruar një vend pranë saj....dhe me pas kësaj vjen takimi i saj i dytë, kur Martini ndodhet në një moment të vështirë kur refuzohen idetë e tij dhe në momente tensioni del nga salla e mbledhjes dhe takohet me Erikën, e cila i jep mbështetjen jo vetëm morale, por edhe shpirtërore, duke krijuar një afeksion më të ngushtë.

Martin Camaj e luan aktori Ermal Bardhi. Pas këtij projekti Kadillari njofton se ka në dorë disa të tjera. “Shumë shpejt unë promovoj romanin tim të dytë “Pengu” që vjen pas dokumentarit “Letër kushtuar traumës që solli Lufta e Kosovës e Viteve ‘98/’99”.

KUSH ËSHTË KADILLARI
 
Klodiana kadillari është e njohur si regjisore, aktore, por nuk ka munguar dhe në fushën e letërsisë, duke promovuar tituj të ndryshëm. Si regjisore dhe aktore Kadillari ka disa angazhime më herët në teatër. Pas një interpretimi të shkëlqyer në skenën e Teatrit “Istref Begolli” në Pejë, në Festivalin Ndërkombëtar “Monoakt”, regjisorja dhe aktorja Kadillari me dramën “Pikëllim dhe dashuri” përfaqësoi Shqipërinë edhe në Festivalin Ndërkombëtar “Aktori i Evropës” Maqedoni, për të vazhduar më pas me vepra të tjera teatrore.

SKENARI I DOKUMENTARIT

Skenari i dokumentarit për Martin Camaj rrëfen njohjen e Erikës në një nga lokalet e tejmbushura të Gjermanisë, ku Erika e fton Martinin duke i ofruar një vend pranë saj....dhe me pas kësaj vjen takimi i saj i dytë, kur Martini ndodhet në një moment të vështirë kur refuzohen idetë e tij dhe në momente tensioni del nga salla e mbledhjes dhe takohet me Erikën, e cila i jep mbështetjen jo vetëm morale, por edhe shpirtërore, duke krijuar një afeksion më të ngushtë.

Klodi kadillari dhe Ermal Bardhi në rolet e çiftit Camaj në dikumentar
(Në foto: Klodi kadillari dhe Ermal Bardhi në rolet e çiftit Camaj në dokumentar)

Martin Camaj me bashkëshorten Erikën, kur ishin të rinj
(Në foto: Martin Camaj me bashkëshorten Erikën, kur ishin të rinj)

Artisttja Klodi Kadillari
(Në foto: Artisttja Klodi Kadillari)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'