Klodian Allajbeu, Presidenti i Ri i
Federatës së Sporteve me Kuaj

TIRANE - Hipizmi, një nga sportet më elitare por më pak të investuar në vend pritet të marrë një tjetër vëmendje. Sot në ambjentet e Hotel Tirana International u mbajt Konferenca e Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj. Në këtë konferencë, Z. Klodian Allajbeu, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan është zgjedhur Presidenti i Federatës së Sporteve me Kuaj.

Sipas Z. Allajbeu, prioritet i Federatës janë garat kombëtare për përgatitjen e garueseve të këtij sporti, ndërsa qëllimi është që Shqipëria të marrë pjesë të paktën në një nga garat ndërkombëtare të hipizmit. Sipas Presidentit aktual të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërhyrjet e para në infrastrukturë për ta ngritur këtë aktivitet po bëhen nga bizneset private, ndërsa pritet edhe një fond nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në këtë takim me drejtuesit e sporteve me kuaj morën pjesë edhe Ministri i Mjedisit Z. Fatmir Mediu, Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, Dashamir Tahiri nga PDIU, si dhe dashamirës apo të apasionuar të tjerë me këtë sport.

Gjithashtu në këtë takim u zgjodh Kryesia e Asamblesë së Përgjithshme së Sporteve me Kuaj, ku në krye u emëruan Dr. Orhan Coşkun, Drejtor i Përgjithshëm i Albtelecom & Eagle; Dashamir Tahiri, PDIU dhe znj. Flonia Tashko, avokate.

Në fund të takimit nuk mungoi edhe një çmim kontributi për z. Qamil Biba, sportist i garave me kuaj për 40 vite me rradhë.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dy herë për 17 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon dopietë në Angli

VIDEO/ Dy herë për 17 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon dopietë në Angli