Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim", tha Gonzato.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK pas 7 votave të marra në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. I gjithë procesi që prej fillimit e deri më sot është ndjekur nga afër nga ndërkombëtarët.
Lajmi kryesor:
Klodian Braho në krye të SPAK për mandat 3-vjeçar, do zëvendësojë Dumanin! KLP e voton me 7 vota, Xholi 3 dhe Gokaj 1











