TIRANE - “Emocionet janë kthyer në energji pozitive për të mbyllur karrierën në ekipin kombëtar të futbollit. Kjo do të më jap akoma më shumë forcë për të shkuar drejt mesit të fushës dhe shkelmuar topin e fundit në karrierë në ekipin kombëtar.“

Kjo është deklarata e futbollistit të ekipit kombëtar të futbollit, Klodian Duro përpara se të fillonte ndeshja për t'i dhënë lamturmirën futbollit të luajtur. Ndërsa, i pyetur përsa i përket të ardhmes së eij në ekipin kombëtar të futbollit, ndoshta edhe si zbulues talentesh ai deklaroi:

“Sigurisht që nuk do të largohem nga ekipi kombëtar, por për momentin do të jem pranë familjes sime për t'i kushtuar më shumë vëmendje, pasi I kam hyrë në hak gjithë këtë kohë që kam qenë pranë fushës së blertë.

Megjithatë nuk mund të rri kurrë futbollit dhe do të vë eksperiencën time në dispozicion të ekipit kombëtar për ta cuar akoma më tej nivelin e futbollit tonë. Sonte jam më shumë se kurrë kuqezi dhe do të jem në krah të ekip nga tribuna për të dhënë mbështetjen time për të marrë fitoren” përfundon Duro. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)