Klodian Zhupa, infermieri që punon
si supervizor në një "Call Center"

Klodian Zhupa, infermieri që punon<br />si supervizor në një
TIRANE-Trendi i “Call-centre” në Shqipëri iu ka mundësuar shumë të rinjve dhe të rejave oferta punësimi të majme. Faktor ky, që ka anashkaluar paksa profesionet, për shkak se tregu i punës është i vakët në Shqipëri. Por, ndryshe nga shumë call-centre që po operojnë me shërbime të larmishme, ‘Teleperfomance’ është korporata e ngritur që në 2008-n e cila është një kompani multinacionale,ku përfiton eksperienca duke u orientuar drejt standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur edhe me Klodin, djalin i cili tashmë pas një eksperience të gjatë si operator mban postin e supervizorit. Përmes këtij rrëfimi Klodi na tregon fillimet e punës, arsyen pse la profesionin si infermier për të qenë besnik pranë kësaj kompanie, si dhe rëndësinë e një page të majme sidomos kur je një kryefamiljar.

Si i kujtoni fillimet tuaja?
Kam nisur si operator i thjeshtë në shërbime të ndryshme dhe me kalimin e kohës u fokusova tek një shërbim i caktuar. Pas pesë vitesh eksperiencë si operator pranë kompanisë ‘Teleperfomance’ që operonte në Shqipëri, kalova si supervizor.

Mendoni se është një ofertë punësimi e mirë për të rinjtë shqiptarë?
Për mendimin tim është një ofertë punësimi shumë e mirë, pasi me rritjen e teknologjisë çdo gjë po kthehet drejt teknologjisë, internetit dhe shërbimeve të telefonisë. Shërbimet që japim ne si kompani ose suportin telefonik ndaj klientëve është shumë i domosdoshëm.

Për çfarë jeni diplomuar?
Unë jam diplomuar në Fizioterapi në Fakultetin e Infermierisë.

Pse pikërisht ‘Call-Centre’ dhe jo një punë në profesion?
Filloi si një punë për të mos qëndruar pa punë, pastaj me kalimin e kohës u gjenda mirë si nga ana financiare po ashtu edhe një mundësi punësimi mjaft e favorshme. Në fakt, kam punuar prej 1 viti i gjysmë në profesion dhe e humba për shkak të lojës politike, ku u detyrova të largohem nga qyteti im.

Mendoni ti riktheheni një ditë profesionit tuaj në një të ardhme?
Në një të ardhme të afërt nuk besoj pasi gjendem mirë për momentin. Por, siç i thonë një fjale të urtë, kurrë mos thuaj kurrë. Investimet e shkollës janë të rëndësishme dhe jetës nuk i dihet asnjëherë.

Tashmë ju jeni dhe kryefamiljarë, është rol i vështirë?
Puna nuk duhet parë asnjëherë nga këndvështrimi si një pengesë në familje, por duke punuar në një punë për 12 orë është pak problem, po me pak sakrifica dhe përkushtim ja dal.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e SPAK: Përfituan daljen nga burgu 4 qytetarë, të tjerët u liruan nga vetë gjykata

Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e SPAK: Përfituan daljen nga burgu 4 qytetarë, të tjerët u liruan nga vetë gjykata