‘Klodiana më ka marrë 100 mijë euro’, intervista e mjekut grek: Më shantazhonte e kërcënonte, mendonte se do të divorcohesha nga gruaja

‘Klodiana më ka marrë 100 mijë euro’, intervista e mjekut grek: Më shantazhonte e kërcënonte, mendonte se do të divorcohesha nga gruaja

Mjeku okulist Georgos Neos, i cili po lufton për jetën, pasi u qëllua me dy plumba në bark nga ish-partnerja e tij shqiptare Klodiana Celo, për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 13-vjeçare, ka folur vite më parë për konfliktin me shqiptaren. Vajza, e cila ishte prezentë në kohën kur nëna e saj qëlloi babin, është fryt i një lidhje jashtëmartesore mes mjekut dhe Çelos.

Mosmarrëveshjet midis tyre kanë qenë të ashpra. Ndërkohë në mediat greke është publikuar një interviste e mjekut grekut, i cili kishte pranuar që ta njihte vajzën si të tijën, por nuk kishte pranuar që të ndahej nga bashkëshortja e tij.

Që prej lindjes së vajzës, e deri në ditën e tragjedisë, familja e mjekut dhe shqiptarja kanë përjetuar një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore për kujdestarinë e vajzës.

‘Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje juridike. Kohët e fundit ajo është dënuar me dhjetë muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore janë në pritje ndaj saj dhe ndaj meje dhe gruas sime, sepse ajo ka ardhur dy herë dhe ka rrahur gruan time. Kjo zonjë jeton duke shantazhuar njerëz të ndryshëm dhe duke marrë para. Më ka marrë mbi 100,000 €. Ka qenë vazhdimisht në spital, ka bërë bujë, tani ka shkuar në gjykatë dhe pritet kush do ta marrë vajzën. Kam kërkuar që të kujdesem vetë për fëmijën’, ka thënë okulisti në një interviste vite më parë.

"Ne jetojmë në një dramë"

Mjeku okulist përshkroi problemet që ai dhe familja e tij po përballeshin që nga 49-vjeçarja.

“Ka ardhur këtu, ka bërë dëme në makinat e familjes sime. Fëmija ka mbi një vit që jeton me ne. Ne duam që familja ime ta mbajë fëmijën, sepse aty vuan nga mamaja. Kjo zonjë shpik për arsye zhvatëse. Vjen në spital, shantazhon, vjen, bën bujë poshtë shtëpisë, domethënë e gjithë familja ime po jeton një dramë”, përshkruan ai.

‘Ajo me sa duket kishte ndërmend që unë ta divorcoja dhe të shkoja të jetoja me të. Ajo nuk ia doli qëllimit të saj dhe tani po përpiqet të hakmerret ndaj meje dhe të më prishë familjen’, shtoi ai.

‘Ajo më thotë ‘Do të të shkatërroj financiarisht, profesionalisht dhe socialisht’ dhe këtë plan e ka vënë në zbatim. Unë nuk jam divorcuar kurrë, jetoj me familjen time dhe ishte një lidhje e rastësishme, siç ndodh në shumë njerëz. Ajo kishte fshehur që ishte e martuar, kishte fshehur origjinën, kishte fshehur emrin, tregonte një emër tjetër. Mua dmth më tha që është italiane, gjithsesi… Kjo lidhje zgjati rreth gjashtë muaj, gjithsej. “Që aty e tutje, unë mora përgjegjësitë e mia kur lindi fëmija, duke i dhënë asaj rreth 2000 deri në 3000 në muaj, para krizës”, tha ai.

‘Kur filloi kriza i thashë që nuk mund të të jap kaq shumë, sepse zonja duhet të ketë parasysh që jeton në një shtëpi të madhe në periferi veriore. Nuk ka punuar kurrë në jetën e saj… Kur kështu, fillova t'i them "nuk mund të të jap kaq shumë, duhet të fillosh të punosh dhe ti të kontribuosh, sepse tani me krizën më kanë rënë të ardhurat", ajo filloi të më shantazhonte në stilin se “nëse nuk më jep këto para, do të shkoj në polici të them se ke tentuar të më përdhunosh dhe se ke abuzuar me fëmijën”. Ndaj u desh dhe fillova të padisë atëherë. Ajo më bënte një person impulsiv dhe i pamëshirshëm”, pohoi doktori.


Lajmi kryesor:

Me jelek anti-plumb dhe me pranga në duar del para prokurorisë shqiptarja që qëlloi ish-partnerin grek, familjarja: Të lumtë dora (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur