Klodiana Shala gatuan lazanjë me zonjën Tefta
E ftuar në rubrikën e gatimit të zonjës Tefta, në emisionin “Rreze Dielli” ishte atletja e njohur shqiptare Klodiana Shala. Këtë herë Shala tregoi anën e saj praktike dhe mjaft sportive edhe në kuzhinë duke përgatitur me zonjën Tefta recetën e ditës, e cila ishte “Lazanjë me kimë”.
E ftuar në rubrikën e gatimit të zonjës Tefta, në emisionin “Rreze Dielli” ishte atletja e njohur shqiptare Klodiana Shala.
Këtë herë Shala tregoi anën e saj praktike dhe mjaft sportive edhe në kuzhinë duke përgatitur me zonjën Tefta recetën e ditës, e cila ishte “Lazanjë me kimë”.
Klodiana u shpreh se gatimi ishte mjaft relaksues për të sidomos pas stërvitjes. Ajo madje shpeshherë blen edhe libra kuzhine dhe gatuan receta të ndryshme të trashëguara edhe nga nëna apo gjyshja e saj.
Gjithashtu Shala nuk la pa përmendur as aktivitetin e saj sportive, të cilin nuk e lë asnjëherë pas dore. Klodiana stërvitet dy herë në ditë jo vetëm për të mbajtur trupin në formë por edhe për të ushtruar sportin profesionist.
Aktualisht ajo është titullare e"Agjensisë së Shërbimit të Sportit" dhe është duke pritur finalizimin e një projekti mjaft të madh sipas saj, siç është edhe ndërtimi i një kompleksi të madh sportiv, ku do të përfshihen fusha tenisi, bashketbolli, volejbolli, pishina etj.
Gjithashtu atletja e njohur theksoi edhe rëndësinë e ushtrimit të aktivitetit sportive nga të gjithë njerëzit për të qenë sa më të shëndetshëm.
Receta e ditës në “Rreze Dielli”Lazanjë me kimë:Peta lazanje 16 copë
Mish i Grirë 300 gr
Qepë 2 kokrra
Hudhra 2 thelpinj
Seleno 1 degëz
Salcë domate 200 gr
Verë e kuqe 150ml
Erëza
Qumësht 400ml
Miell 2 lugë gjelle
Gjalpë 2 lugë gjelle
Vezë 2 kokrra
Djath kaçkavall 70 gr
(xh.k/shqiptarja.com)
8/4
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30