Klodjan Allushi: Kur pasioni
të kthehet në mënyrë jetese

Klodjan Allushi: Kur pasioni<br />të kthehet në mënyrë jetese
Tatuazhet, simbolet dhe figurat që na shoqërojnë në çdo bar apo kafe, sidomos në sezonin veror jo vetëm në shpatullat e meshkujve, por edhe tek femrat nuk mungojnë. Edhe pse shumica u drejtuan gjatë pushimeve me linja perfekte, dhuratë simbolike tashmë është kthyer tatuazhi. Në fakt, duke hedhur një vështrim ndër vite, numri i njerëzve, që duan të gdhendin një tatuazh sa vjen dhe rritet, por edhe siguria shëndetësore tashmë është e garantuar.

Për këtë arsye, Klodjan Allushi, tatuatori me një eksperiencë 6 vjeçare në treg, na tregon hap pas hapi se si është gjendur mes këtij profesioni dhe lidhjen e ngushtë me tatuazhet. “Kam rreth 6 vjet që merrem me realizmin e tatuazheve, një orientim profesional ky që ma ka ofruar shumë mundësi të mira në jetë. Duke punuar dhe studiuar, arrin të rritesh profesionalisht”, tregon Klodjani.

Evoluimi i tauazheve
Nuk ke nevojë të kërkosh shumë për të parë një tatuazh sot. Një nga katër persona të moshës nga 18 deri 40 ka tatuazh. Njëherë ishte diçka vetëm për meshkuj kurse sot 65% e atyre me tatuazh janë femra. Nga viti në vit, dëshira për të pasur një tatu në qafë, dorë apo këmbë po kërkohet nga dy gjinitë, por disa studime tregojnë se femrat janë më të bindura dhe më të sakta për të bërë tatuazhin, ndërsa meshkujt i kanë mendimet më të ndërlikuara.

Siguria shëndetësore
Njerëzit që bëjnë tatuazh, mund të rrezikojnë përsa i përket anës shëndetësore. Por, sipas tatuatorit Klodjan Allushi, rreziqet shëndetësore tashmë sa vijnë dhe zvogëlohen, madje ka një sterilizim në të gjitha mjetet.

“Kujdesi mjekësor është mbi çdo gjë. Çdo mjet duhet të jetë njëpërdorimshme dhe e sterilizuar mirë dhe klienti të jetë i sigurt për atë që do të bëjë”, pohon Klodjani.
 
Cilat janë masat që duhet të marr një tatuator profesionist që në hapat e parë të bërit një tattoo?
Kujdesi mjekësor është mbi çdo gjë. Çdo mjet duhet të jetë vetëm me një përdorim dhe i sterilizuar mirë dhe klienti të jetë i sigurt për atë që do të bëjë.  
 
Cilat janë mjetet që përdoren për të realizuar një tatuazh?
Janë bojërat, gjilpërat dhe mjetet e tjera që arrijnë të shpojnë lëkurën, gjithmonë në pjesën sipërfaqësore. Duhet shumë kujdes nga tatuatori, pasi klienti vetëm njëherë e gdhend në trup atë imazh apo shenjë.
 
Sa vite ka që merrni me tatuazhet?
Kam rreth 6 vjet që merrem me realizmin e tatuazheve, një orientim profesional ky që ma ka ofruar shumë mundësi të mira në jetë. Duke punuar dhe studiuar, arrin të rritesh profesionalisht.
 
Rituali i tatuazheve tashmë nuk njeh moshë. Cilët janë klientët më besnik?
Ky është fakt! Ne kemi pasur klientë dhe të moshës së tretë të cilët janë të fiksuar pas tatuazheve, pa përmendur këtu të rinjtë, ku shumica prej tyre janë të fiksuar pas trendeve të fundit apo dhe figurave të personalizuara të gdhendura në trup. Sigurisht, që klientë kemi shumë, por vend zënë të rinjtë, ato janë më të pasionuar pas tatuazheve.
 
Si kanë përparuar teknikat e tatuazheve?
Tatuazhi ka evoluar shumë! Nga ngjyrat që ishin në fillim, sot tatuazhi jo vetëm që është bërë më pak i dëmshëm, por kërkesa ndaj tyre është rritur dhe është bërë si trend që secili të ketë të gdhendur një tatuazh. Është një gdhendje që të shoqëron përjetësisht, pavarësisht ndryshimeve që i bëjnë tatuazheve.
 
Tatuazhet, është ky një profesion që të plotëson jo vetëm shpirtërisht si një pasion, por të ofron dhe të ardhura?
Në fillim nisi si një hobi dhe qejf, ndërsa me kalimin e viteve kuptova se është një profesion plot benefite. Për të mos thënë se është kthyer në mënyrë jetese dhe pune. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi