Klonimi njerëzor i mundur pas 50 vjetësh

Klonimi njerëzor i mundur pas 50 vjetësh
Prindërit të cilët humbin fëmijet e tyre nëpër aksidente do të kenë mundësinë që "tu bëjnë një kopje" për t'i zëvendësuar ata. Të paktën kjo do të jetë e mundur pas 50 vjetësh. Kjo është ajo çfarë ka parashikuar shkencëtari britanik që fitoi çmimin Nobel për mjekësinë. Sir John Gurdon, puna e të cilit në lidhje me klonimin e bretkosave në vitet 1950 dhe 1960 çoi më pas në krijimin nga shkencëtaret e Edinburgut të deles Dolly, tha që progresioni me këto hapa që ka filluar do të mund të jete i mundur klonimi i njerëzve në rreth 50 vjet.

Megjithëse çdo lloj përpjekje për të klonuar një njeri të plotë do të ngrinte çështje shume komplekse etike, biolologu thotë se është i sigurtë që njerëzit do të kapërcenin shqetësimet e tyre nëse teknika do të bëhej e dobishme nga ana mjekësore. "Edhe fertilizimi in-vitro u pa me shumë dyshime kur u zhvillua fillimisht, por më pas u bë diçka e pranuar gjerëisht pas lindjes se Louise Broën fëmijës së pare të lindur në këtë mënyre në vitin 1978." - tha ai. Përmirësime të tjera shumë të mëdha duhet tu bëhen metodave të klonimit perpara se të mund të provohet kjo tek njerëzit dhe të dalë me rezultat, pasi shumica e kafshëve të klonuara deri tani kanë shfaqur deformime të ndryshme.

Duke folur për BBC, Sir John ka thënë që në kohen kur ai eksperimentoi me bretkosat ai e parashikoi që klonimi i gjitarëve do te ishte i mundur në një kohe prej 50 vjetesh dhe beson që edhe tani nuk gabohet kur parashikon të njëjtin afat edhe për të arritur deri tek klonimi i njerëzve.
Ai tha: "Kur unë po bëja eksperimente me bretkosat një gazetar erdhi dhe më pyeti se sa kohe do të duhej që këto gjëra të fillonin të bëheshin edhe tek gjitarët apo njerëzit. Unë iu përgjigja që mund të duhej dicka mes 10 viteve dhe 100 viteve; pse të mos themi diçka në mes; tek 50 vjet? Dhe pergjigja ime doli e saktë në parashikimin e Dolly-t. Kështu që mendoj qe edhe tani parashikimi im është i saktë."

Gjatë leksioneve që mban tek universiteti i Cambridge ai tha që shpesh i pyeste studentët nëse në një rast kur prindërit e kanë humbur fëmijën e tyre dhe nuk janë më fertilë, që të përdorin vezën e së emës dhe qeliza të lëkurës së fëmijës, duke marrë në konsideratë që kjo ishte një teknike e sigurte dhe efektive.

"60% janë në favor në këtë rast. Kurse pjesa që votonte për jo në pergjithësi mbronte idene që fëmija i ri do të ndihej si një farë zëvendësimi."

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital