Kloop thyen ‘mallkimin’ e finaleve në ‘Champions’, por ja çfarë deklaroi gjermani dhe Pochetino pas ndeshjes

Kloop thyen ‘mallkimin’ e finaleve në ‘Champions’, por ja çfarë deklaroi gjermani dhe Pochetino pas ndeshjes

Jurgen Kloop dhe Mauricio Pochetino

Më i gëzuar në kampin e ‘the reds’ pas fitimit të ‘Champions League’ ishte trajneri Jurgen Kloop, i cili pas dy finaleve të humbura më parë arriti që më në fund të fitonte trofeun. Pas ndeshjes ai u shpreh:

“Jam kaq i lumtur për djemtë, për familjen time. Ata vuajnë për mua, ata e meritojnë më shumë se kushdo. Keni parë ndonjëherë skuadër si kjo, të luftojë edhe pa karburant? Kemi edhe një portier që i bën gjërat të duken shumë të thjeshta. Është nata më e mirë e gjithë jetëve tona profesionale.”

Ndërkohë trajneri i Tottenham, Mauricio Pochetino deklaroi: “Ne duhet të jemi krenar për atë që kemi bërë. Luftuam deri në fund për fitoren. Në pjesën e dytë zhvilluam një lojë mjaft të mirë, por nuk ishte e lehtë ndaj një skuadre që lëviz aq mirë në tranzicion. Ndeshja thuajse filloi 1-0 për kundërshtarët, ishte një situatë e vështirë, por u përpoqëm.”

Kjo ishte hera e parë që Tottenham arrintë në një finale të “Champions League”, ndërsa për Liverpool-in suksesi vjen pas 14 vitesh, pikërisht që nga koha e finales së çmendur kundër Milanit në Stamboll. Me këtë triumf Liverpool bëhet skuadra e tretë më me shumë trofe ‘Championsi’, pasi para saj ka vetëm Milanin dhe Real Madrid.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025