GJERMANI - Diego Lopez është në dyshim për ndeshjen e sotme përballë Borusias së Dortmundit që Reali do të zhvillojë në Gjemrani për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, por Murinjo akoma nuk e ka konfirmuar nëse do të vendosë në katërkëndësh Iker Casillas që mbush dy muaj fiks n ga dëmtimi në ndeshjen me Valencian.
Lopez pësoi një dëmtim të lehtë në brijë në ndeshjen me Betisin. Tashmë mbetet për të parë se si do të veprojë portugezi. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit me në krye sulmuesin Ronaldo janë gati për të dhuruar spektakël në fushë. Portugezi deklaron se do të kërkojnë që të marrin hak për humbjen në fazën e grupeve.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Borusia është një ekip shumë i fortë, gjë e cila u pa edhe në ndeshjen e fazës në grupe. Mirëpo ne nuk kemi ardhur në Gjermani për të marrë një tjetër humbje, por për për të fituar. Gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe gati për të marrë maksimumin.
Përsa i përket formacionit në sulm do të jetë Higuain, i mbështetur nga Ronaldo dhe Ozil, ndërsa akoma nuk kam vendosur nëse Di Maria do të jetë në fushë nga minuta e parë" shprehet Murinjo. Ndërsa Klopp thotë se ky është momenti i së vërtetës për ekipin e Dortmundit. "Do te jetë një super ndeshje që e ka të garantuar spektaklin.
Uroj që të fitojë më i mirë në fushë. Ne jemi gati, ky është momenti jonë dhe do të tregojmë më të mirën në fushë. Jemi super të motivuar, ky është edicioni jonë dhe synojmë finalen. E dimë që në Madrid do të jetë e vështirë, prandaj do të kërkojmë një rezultat pozitiv sonte" përfundon Klopp.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com