Jurgen Klopp pezullohet nga UEFA për veprimin e tij në sfidën e parë në grup ndaj Napolit, pasi iu sul gjyqtarit të katërt.

Trajneri Borussias u dërgua në tribunë nga kryesori, Pedro Proenca dhe më pas gjermani kërkoi ndjesë për gjestin e tij.

Klopp ishte i irrituar me Subotiç, të cilit i kërkonte të vraponte më shpejt, por nuk e kontrolloi dot veten dhe në momentin kur gjyqtari kryesor i kërkoi që të qetësohej.

UEFA pas mbledhjes vendosi që ta dënonte me një ndeshje pezullim. Klopp do të mungojë në takimin ndaj Marseille në Dortmund.

Kjo është hera e parë që Klopp pezullohet në Europë. Ndeshjen me Napolin, Borusia e humbi 2-1.