Klopp me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it: Dikush të ma shpjegojë sesi momenti me Salah nuk ishte prekje e topit me dorë

Klopp me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it: Dikush të ma shpjegojë sesi momenti me Salah nuk ishte prekje e topit me dorë

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e pati të vështirë tw fshihte nervozizmin e tij me gjyqtarët pasi ekipit të tij iu mohua një penallti në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Liverpool u ndal me barazim 1-1 nga Arsenali në “Anfield”, një rezultat që i shkoi përshtati mysafirëve pasi në këtë mënyrë ata e ruajtën kryesimin në Premier Ligë.

Arsenal doli në avantazh pas një goli me kokë të Gabriel Magalhaes pas vetëm tre minutave lojë.

Liverpooli iu kundërpërgjigj mirë dhe menduan se kanë fituar një penallti kur mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard e preku topin me dorë brenda zonës së rrezikshme..

Përkundër faktit që regjia vazhdimisht e ripërsëriste rastin kur Odegaard rrëshqiti dhe e preku topin me dorë, VAR-i nuk ndërhyri për të dhënë penallti në favor të Liverpoolit, diçka që shkaktoi zemërim të madh në mesin e tifozëve të këtij ekipi.

“Jam shumë i sigurt se dikush do të ma shpjegojë mua dhe do të më thotë se nuk ishte prekje me dorë, por nuk e di se si”, ka thënë Klopp pas ndeshjes kur u pyet për këtë rast.

“Nuk mund të them se gjyqtari nuk mundi ta shoh pasi nuk e kam idenë se ku ishte ai në atë moment. Por kur dikush ulet në zyrën e tyre, si munden ata të mos vijnë në përfundim se ja vlente ta rishikonin edhe një herë”, u shpreh ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë