MAT - Një aksident rrugor me pasojë përlasjen e një fëmije 5 vjeç është shënuar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Klos të Matit ku automjeti tip “Golf” me targa MT 2286 A dhe nën drejtimin e 30 vjeçarit Florian Pislit, ka përplasur për vdekje fëmijën 5 vjeç në momentin që kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë ndaluar drejtuesin Pisli, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)