Sulmuesi i ekipit te Gjermanise, Miroslav Klose, shenuesi me i mire ne historine e Kupes se botes me 16 gola, i ka dhene fund karrieres se tij nderkombetare, beri te ditur te henen Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Lojtari i Lazio Roma, 36 vjeç, gjithashtu shenuesi me i mire ne ekipin e Gjermanise, u shpreh se "ka kaluar momente te paperseritshme ne ekipin perfaqesues". "Jam menduar shume gjate javeve te fundit dhe them se ka ardhur momenti me i mire per te mbyllur kapitullin me ekipin perfaqesues", theksoi autori i 71 golave ne ekipin e Gjermanise.

Ky eshte lojtari i dyte i Mannschaft, i cili i jep fund karrieres nderkombetare pas Boterorit te Brazilit. Kapiteni Philipp Lahm, 30 vjeç, beri te ditur largimin ne menyre surprize pese dite pas finales se fituar ndaj Argjentines (1-0 pas shteses)  me 13 korrik.

Klose shenoi dy here gjate Kupes se botes, duke kaluar rekordin e golave ne kete kompeticion, qe mbahej nga braziliani Ronaldo (15 gola).

Presidenti i Federates, Wolfgang Niersbach, u shpreh se Klose eshte "jo vetem nje lojtar i jashtezakomshem, por gjithashtu nje njeri absolutisht ekzemplar". "Me 71 golat e shenuar ne ekipin perfaqessues dhe 16 golat ne Kupen e botes, ai ka thyer dy rekorde fenomenale, duke zene nje vend te nderuar ne librin e historise".

Karriera nderkombetare e Klose nisi me  24 mars 2001 perballe Shqiperise. Gjate 13 vjeteve, ai ka luajtur 137 ndeshje me fanellen e Gjermanise. Vetem  Lothar Matthäus eshte me i aktivizuari (150). /ATSH/