Klosi: Qeveria do të shpallë zonë të mbrojtur Vjosën nga kufiri me Greqinë deri në grykëderdhjen në Adriatik

Qeveria ka në plan të shpallë zonë të mbrojtur të gjithë pjesën e lumit Vjosa, ndërkohë që është parashikuar të zgjerohet zona e mbrojtur edhe në Alpet e Shqipërisë.

Plani është bëre me dije nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) për zhvillimin e infrastrukturës dhe shtigjeve turistike në zonat e mbrojtura.

“Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo Agjenci. Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë Lugina e Lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur, është një park kombëtar i menaxhuar me rregullat e parkut kombëtar duke hequr debatin që vazhdon të jetë në media për politika të caktuara duke garantuar opinionin publik se vendimi fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peizazh i mbrojtur një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar. Të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim I cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar I Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në Qeveri. Zonat e Mbrojtura do të shtohen me Parkun e Alpeve dhe të Vjosës.”, tha Klosi.

Ndërkohë Zëvendës Përfaqësues I Përgjithshëm, Nuno Queiros theksoi punën që po bëhet në zonat e mbrojtura.

“Projekti i UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (NAPA) kontribuon në objektivin afatgjatë për: të sigurojnë burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata për zonat e mbrojtura, të alokojë këto burime në kohën e duhur; dhe të sigurojnë që zonat e mbrojtura të menaxhohen në mënyrë efektive dhe efikase në lidhje me ruajtjen dhe objektivat e tjerë plotësues”, tha Queiros.

Disa muaj më parë presidenti Meta ka akuzuar se në atë zonë ishte planifikuar të ndërtoheshin disa hidrocentrale.

Pas kësaj deklarate të Metës, kryeministri Edi Rama ka replikuar duke thënë se qeveria e tij ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për hidrocentrale në atë zonë.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë