Klosi: Arsimi profesional në varësi
të Shërbimit Kombëtar të Punës

Klosi: Arsimi profesional në varësi<br />të Shërbimit Kombëtar të Punës
Arsimi dhe Formimi Profesional, në bazët të ligjit të ri të AFP, miratuar të enjten në parlament do të jetë nën varësi të Shërbimit Kombëtar të Punës.

Ky I fundit gjithashtu do të shndërrohet në Agjensinë për Profesione dhe Kualifikime. Nga Analiza Vjetore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ministri I Mirëqënies Sociale dhe RInisë Blendi Klosi bëri me dije kalimin e kompetencave direkte të shkollave dhe qendrave profesionale nën varësinë e Agjensisë së re, sot Shërbimi Kombëtar  i punësimit.

“Kjo bëhet  me një qëllim të vetëm për të lidhur në të njëjtën zyrë edukikimin me punësimin. Shkollat dhe qendrat profesionale do të shndërrohen në qëndra multifunksionale që do të ofrojnë cikle mësimore kualifikimi për të gjithë. Për t'i ardhur në ndihmë tregut të punës. Ne na duhet të transformojmë shërbimin, më pranë qytetarëve, më pranë tyre, nga një shërbim në bazë rrethi në një shërbim që ofrohet në cdo bashki. Në të 61 bashkitë e vendit do të ketë zyra pune. Duhet ti shërbejmë më afër dhe më mirë bisnesit dhe punëkërkuesve”- deklaroi ministri Klosi.
 
Klosi deklaroi se janë ezaruar në masën 98 përqind fondet e nxitjes së punësimit. Ai u shpreh se sfidon cilido përfaqësues të opozitës që flet sot për papunësi në vend t”ju referohet shifrave.
 
“Gjetëm 153 mijë punëkërkues të papunë. Sot falë reformës së thellë, shndërrimit të zyrave të punës në zyrat e besimit të bisnesit dhe qytetarëve, janë orientuar më shumë se 53 mijë qytetarë drejt tregut të punës”
 - deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se sot janë 40 mijë vende të lira pune.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi