Klosi: Biznesi e arsimi profesional
mund ta shpëtojnë tregun e punës

Klosi: Biznesi e arsimi profesional<br />mund ta shpëtojnë tregun e punës
Biznesi, tregu i punës dhe arsimi profesional. Është ky trinomi i cili sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi  mund ta shpëtojë tregun e punës në Shqipëri.

Klosi teksa prezantoi 7 programet për nxitjen e punësimit për vitin 2016, tha se përmes tyre synohet 7-fishimi i numrit të pjesëmarrësve. 

"Ne keto tre vjet eshte bere nje pune e madhe per te krijuar lidhjen e forte BIZNES – TREG PUNE – AFP, por Qeveria, ne programin e ri te nxitjes se punesimit synon te nxise bizneset per te punesuar me shume kategori te papunesh. Punësimi me pune te denjë, qe eshte kryefjala e Qeverisë Shqiptare,  është përkthyer në fonde të shumëfishuara per nxitjen e punesimit vetëm në tre vitet e kësaj qeverisje. Kështu, fondet e nxitjes së punësimit që nga viti 2013 janë pesëfishuar, nga 90 milion (që ishin në vitin  2013) në 490 milion për këtë vit. Me kete fond synohet 7 fishimi i numrit të pjesëmarrësve ne 7 programe. Nga 834 punkërkues te perfshire në vitin 2013, kete vit synohet te punesohen mbi 6000 punekerkues,
"

Nga këto programe, Klosi u shpreh se do të përfitojnë kryesisht shtresat më vulnerabël, si të rinjtë që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, gratë, jetimët e romët.

"Janë 7 programe që do të zbatohen në vitin 2016 ku rreth 70% do të jenë femra dhe 55% të rinj. Fushat prioritare të zbatimit të  programeve të nxitjes së punësimit për vitin 2016, do të jenë industrite prodhuese, turizmi, teknologjia e informacionit, bujqësia dhe perpunimi agro-ushqimor, si dhe sektore të tjere prioritare. Nëpërmjet këtyre programeve Qeveria do te mbështese punëdhënësit me subvencion të pagave, subvencion të sigurimeve të detyrueshme, subvencion të kostove të trajnimit dhe përshtatje të vendit të punës. Pra ne ulim kostot për çdo të punësuar," deklaroi ministri.

Po ashtu Klosi u bëri thirrje punëkërkuesve që të aplikojë si edhe përfaqësuesve të biznesit që të kontribuojnë pasi sipas tij reforma për punësim të denjë nuk mund të ketë sukses pa kontributin e tyre.

"Nga kjo foltore ju bëj thirrje të gjithë punëkërkuesve të papunë, sidomos në kategorinë e vajzave dhe djemve të rinj, grave dhe vajzave kryefamiljare dhe po ashtu grupeve shoqërore që përmenda më sipër, qe të jenë të pranishëm pranë zyrave të punës, të aplikojnë, të kërkojnë të jenë pjesë e skemës se nxitjes së punësimit. Të jenë pranë zyrave të punës dhe së bashku me punonjësit e specializuar të këtyre zyrave, t’i afrohen arsimit profesional, si mundësi e artë për të jetuar me një punë të denjë në Shqipëri. Gjithashtu i bëj thirrje punëdhënësve qe ofrojne vende pune, të aplikojnë për të përfituar nga këto programe, duke i lehtesuar ata nga nje sere barash financiare," apeloi Klosi.


Fjala e ministrit Klosi gjatë prezantimit të programeve të punësimit për vitin 2016

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës