Klosi: Dosjet s'duhen hapur
s'është as situata as koha

Klosi: Dosjet s'duhen hapur<br />s'është as situata as koha
TIRANE- Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" tha se politika po luan me dosjet. Ai deklaroi se komisioni "Bezhani" përjashtoi një zv.ministër dhe drejtorë.

Si e vlerësoni vonesën në miratimin e ligjit të "Lustracionit", ndërkohë që në fund të vitit '95 e fillim të '96 u zbatua ligji antigenocid përmes komisionit të verifikimit të figurës "Mezini"?
Ai komision i ngrit nga mazhoranca e atëhershme dhe u përdor që të mos futeshin në fushatën zgjedhore ata kandidatë që nuk donte Berisha, krejtësisht nga radhët e opozitës. Ish-presidenti i asaj kohe, Berisha i eliminoi kandidatët që i cilësonte si më të rrezikshëm për marrjen e votave. Por komisioni përfshinte një gamë të gjërë, dhe nuk përjashtonte vetëm ata që etiketoheshin si ish-bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit por dhe ata që kanë qënë në detyra të larta partiake, si sekretar të Partisë në rrethe etj.

Pra pati ndonjë rol në verifikimin e figurave të zyrtarëve...?
Ishte tërësisht politik, Sali Berisha eliminoi një pjesë të kundërshtarëve dhe kjo ishte shumë e qartë. Asnjë lloj roli për figurat nuk luajti, por realizoi vetëm përjashtime kandidatësh.

Me ardhjen në pushtet mazhoranca socialiste ngriti komisionin e verifikimit të figurës, të drejtuar nga Nazif Bezhani. Sa efikas ka qënë ky komision dhe çfarë niveli ka rënë në 'rrjetën' e tij?
Komisioni "Bezhani", u kthye në një tjetër gjë, ndryshe nga komisioni i mëparshën "Mezini". Ai kishte të bënte me largimin nga detyrat e rëndësishme shtetërore të njerëzve që kishin kontribuar për dënimet politike. Ai kishte dosjet konkrete, kishte bashkëpuntorë që ishin të pafajshëm që s'kishin bërë dëm, të cilët nuk u dëmtuan asnjë që doli përmes këtij komisioni.

Po emra të funksionarëve të lartë ka pasur, dhe si janë larguar nga administrata...?
Metoda për largimin e tyre nga funksionet ka qënë e rregulluar me ligj. Lajmëroheshin për përmbatjen e dosjes, dhe ata jepnin dorëheqjen. Ka pasur amnbasadorë, drejtorë drejtorish të rëndësishme, por dhe disa zv.ministra. Më duket ka qënë një zv.ministër i Shëndetësisë. Por diçka të ngjashme ka bërë dhe Berisha në fundin e vitit '95 me administratën, por e la. 'Bezhani' ishte një komision serioz, kishte kompetencat e tij, varej nga kryeministri, madje dhe zyrën e kishte në kryeministri dhe bëri plot punë. Komisioni u mbyll më 2001, u mbyll me ligj.

Mendoni se duhet të hapen dosjet tani apo të ngrihet komision...?
Tani është i pakuptimtë një komision i tillë. Pas 20 e ca vitesh të rrish e kujtohesh për ata që mund të dënoheshin. Tani ata kanë vdekur pjesa më e madhe. Politika bën shantazh gënjen, mashtron dhe s'ka asnjë qëllim serioz. Po të kishte pasur qëllim serioz për të hapur dosjet do t'i kishte hapur. Të lënë 10 vite pastaj të kujtohen prap. S'është as situata as koha për ti hapur.

Po KE përmes një rezolute ka kërkuar të hapen dosjet...?
Rezulta e Këshillit të Evropës nuk është e vërtetë që ka kërkuar hapjen e dosjeve. Rezoluta e fundit të paktën jo. Ajo qe për dënimin në parim të krimeve të komunizmit, të diskutohet që të mos krijohen situata të ngjashme me atë kohë, si të mos përsëriteshin më. Për mua s'ka më asnjë kuptim hapja e dosjeve, ato t'u jepen studiusëve që të mund të shkruhet në histori.

Po si duhet të hapen...?
Sipas variantit gjerman. Kush ka merak nga ata që kanë qënë subjekt, le të kërkojë ç'kanë bërë për të nëse ka tejkalim kompetencash, rast pas rasti të kërkohet dënim personal nëse i kanë kaluar ato apo përfituar. Pra të zgjidhet rast pas rasti dhe jo në bllok. Politikanët kërkojnë krijimin e një furtune për të kaluar një ngjarje të caktuar, s'janë aq të mençur sa ta bëjnë për ndonjë qëllim të caktuar, janë kthyer intelektualisht për të pasur gjynah për ta.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën