Klosi-Gaiani:Vullnetarizmi si vlerë 
për të ndihmuar njerëzit në nevojë 

Klosi-Gaiani:Vullnetarizmi si vlerë <br />për të ndihmuar njerëzit në nevojë 
SHKODËR - Promovimi i vullnetarizmit, ishte në fokus të takimit të organizuar në institucionin e shtëpisë së fëmijës 3 – 6 vjeç në Shkodër, ku morën pjesë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe rinisë Blendi Klosi dhe ambasadori Italian Massimo Gaiani.

Klosi thekson se problemet kanë qëndruar tek menaxhimi dhe transparenca e fondeve, që tashmë do të ndryshojnë. Ministri Klosi vecoi se disa shërbime sociale rezidenciale dhe shërbime komunitare do të kenë si bazë vullnetarizmin, një risi dhe prioritet i kësaj ministrie.

Ambasadori Gaiani u ndal tek synimi që ka ky projekt, e që lidhet me mbështetjen e shtresave të rrezikuara.

“Ky është një shembull shumë i mirë sesi mund të ndihmohen kategoritë më të rrezikuara dhe jemi vërtet të kënaqur me punën që pamë. Është një programi i konvertimit të borxhit për zhvillim, projekt i cili ka si qëllim të ndihmojë shtresat që janë më të rrezikuara për të bërë të mundur, integrimin e tyre dhe përfshirjen në jetën normale. Në këtë kuadër ky projekt që ekzekutohet pati mundësinë ta përfitojë edhe nga eksperienca e dy rajoneve italaine të cilat veprojnë prej kohësh në këtëdrejtim.”- tha  Gaiani.

Projekti që sjell Ministria e Mirëqenies Sociale dhe rinise vjen në bashkëpunim me “Shërbimet Sociale inovative për grupet vulnerabël – standarde për decentralizimin”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë