A kemi një përllogaritje përsa i përket dëmeve që COVID-19 shkaktoi në sektorin e turizmit?
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, thotë se ky sektor përsoi dy goditje të njëpasnjëshme, atë me tërmetin e 26 nëntorit, dhe tashmë koronavirusin, ku me heqjen e vizave me Kinën, para se pandemia të shpërthente kishin prenotuar 200 mijë vizitorë kinezë. Ministri nuk dha një shifër të dëmeve, por tha se hotelierët shqiptarë kanë treguar sipas tij që janë të fortë, teksa bëri një autokritikë kur tha se ja kanë dalë të vetëm edhe pa mbështetjen e shtetit. Megjithatë, ai e quajti suksesi uljen e TVSH nga 20% në 6% të hotelierëve.
"Ishin dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti që e tronditi sektorin se ndodhi në zemër të tij, në Durrës. Por nëse të parin e kaluam me sukses, dhe gjithë ajo punë e madhe që u bë dhe mbështetja e madhe europiane që u dha, do të ishte start i mirë, ndodhi kriza e dytë që duhet parë me detaje dhe duhet luftuar fort, besoj se komuniteti na mirëkupton në këtë pikë. Hotelierët kanë treguar që janë luanër të luftës për mbijetesë, kanë ndërtuar çdo gjë me thonj, shumë pak të mbështetur në këto vite nga shteti, unë jam ministër dhe nuk më takon ta them. 6% i hotelierëve është histori e jashtëzakonshme suksesi, nga 20 në 6% të taksës. Kemi një boom investimesh nga hotelierët privatë dhe të huaj.
Korona e goditi sektorin por them që duke parë disa karakteristike të veçanta si fakti që kemi 12 muaj turizëm. Shqipëria vizitohet edhe në shtator edhe në verë. Ne hoqëm vizat me Kinën, prisnim 200 mijë kinezë, ishin prenotuar, ndodhi korona, u shtynë. Por nëse situata rregullohet mund t'i kemi sërish këta vizitorë. Shqipëria i ka të gjithë treguesit që mund të mbijetojë", tha Klosi.
Lajmi kryesor:
Klosi për Report Tv: Sezoni veror do të shpëtojë, gati plani për distancimin në plazh. Në qershor rifillojnë fluturimet! Hotelierët shqiptarë janë luanë (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33