Klosi për Report Tv: Sezoni veror do të shpëtojë, gati plani për distancimin në plazh. Në qershor rifillojnë fluturimet! Hotelierët shqiptarë janë luanë (VIDEO)

TIRANË - Sektori i turizmit është ai që ka pësuar dy goditje të njëpasnjëshme në harkun kohor të 6 muajve. Një nga dëmet nga tërmeti dhe një nga izolimi i qytetarëve, si masë kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka dhënë sinjale shprese se turizmi do të arrijë të shpëtojë. Sipas tij turizmin shqiptar do ta mbajë në jetë turizmi i brendshëm, bujtinat dhe subjekte të hotelerisë të cilët shqiptarët i kanë ngritur me mund. Por shpresë jep edhe fakti se Shqipëria ka të zhvilluar turizmin në rrugë tokësore dhe ka çmimet më të ulëta në rajon

Fluturimet e para do të nisin në qershor ka deklaruar ministri Klosi, ndërsa është gati plani për mënyrat sesi të zhvillohet një sezon turistik duke ruajtur distancat. I sigurtë është fakti se pushimet e këtij viti nuk do të ngjajnë aspak me ato të kaluara, s’ka shkuma parti, koncerte apo mbrëmje të vona në lokalet e natës.

Por kjo situatë ka edhe anën e artë të medaljes, pasi ajo ka ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes si një element shtesë për ministrinë e cila ka planifikuar forcimin e masave mbrojtëse për mjedisin.

Në fund ministrit Klosi tha se paketa financiare e ndihmës për turizmin e ka çliruar këtë sektor, ndërsa po diskutohet edhe një plan masash për të mbajtur në këmbë sektorin.

VIDEO/Intervista e plotë e Ministrit Bledni Klosi në Report TV

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
COVID-19 solli pastrimin e ajrit, Klosi: Shenjë e mirë për të forcuar politikat e mjedisit (VIDEO)

Pas paralizimit të aktiviteteve në të gjithë botën nga COVID-19, efekti që solli me vete ishte edhe pastrimi i ajrit dhe kjo u vu re edhe në Shqipëri. I pyetur nga Report Tv nëse po shikohet mundësia për krijimin e  një strategjie për ta mbajtur në këtë kushte nivelin e pastrimit të ajrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se kjo ishte një gjë e mirë për natyrën dhe e vetmja gjë pozitive që ky virus solli me vete. Klosi tha se pas kësaj situate shpreson që vendi të adaptojë rregulla më të forta në mbrojtje të natyrës.

"Debate për mjedisin është historik dhe kjo situatë po e kthen shumë vëmendjen nga mjedisi. Ka shumë arsye po arsyeja kryesore është prishja e ekuilibrave të natyrës dhe ngrohjes globale. Ndoshta dhe kjo që ndodhi solli një të mirë për natyrën. Shpresoj që ne të fillojmë rregulla më të forta në lidhje me mjedisin dhe se hapja e negociatave me BE do të sjelle dhe bashkëpunime më të forta me organizatat ndërkombëtare që mbrojnë mjedisin", tha Klosi.

Ora 12:45
Klosi: Hotelierët shqiptarë janë luanër, kanë ndërtuar çdo gjë me thonj (shumëpak mbështetje nga shteti)...Kur hoqëm vizat na prenotuan 200 mijë kinezë (VIDEO)

A kemi një përllogaritje përsa i përket dëmeve që COVID-19 shkaktoi në sektorin e turizmit?

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, thotë se ky sektor përsoi dy goditje të njëpasnjëshme, atë me tërmetin e 26 nëntorit, dhe tashmë koronavirusin, ku me heqjen e vizave me Kinën, para se pandemia të shpërthente kishin prenotuar 200 mijë vizitorë kinezë. Ministri nuk dha një shifër të dëmeve, por tha se hotelierët shqiptarë kanë treguar sipas tij që janë të fortë, teksa bëri një autokritikë kur tha se ja kanë dalë të vetëm edhe pa mbështetjen e shtetit. Megjithatë, ai e quajti suksesi uljen e TVSH nga 20% në 6% të hotelierëve.

"Ishin dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti që e tronditi sektorin se ndodhi në zemër të tij, në Durrës. Por nëse të parin e kaluam me sukses, dhe gjithë ajo punë e madhe që u bë dhe mbështetja e madhe europiane që u dha, do të ishte start i mirë, ndodhi kriza e dytë që duhet parë me detaje dhe duhet luftuar fort, besoj se komuniteti na mirëkupton në këtë pikë. Hotelierët kanë treguar që janë luanër të luftës për mbijetesë, kanë ndërtuar çdo gjë me thonj, shumë pak të mbështetur në këto vite nga shteti, unë jam ministër dhe nuk më takon ta them. 6% i hotelierëve është histori e jashtëzakonshme suksesi, nga 20 në 6% të taksës. Kemi një boom investimesh nga hotelierët privatë dhe të huaj.

Korona e goditi sektorin por them që duke parë disa karakteristike të veçanta si fakti  që kemi 12 muaj turizëm. Shqipëria vizitohet edhe në shtator edhe në verë. Ne hoqëm vizat me Kinën, prisnim 200 mijë kinezë, ishin prenotuar, ndodhi korona, u shtynë. Por nëse situata rregullohet mund t'i kemi sërish këta vizitorë. Shqipëria i ka të gjithë treguesit që mund të mbijetojë", tha Klosi.

Ora 12:35
Klosi: Komunikoj në whatsapp me 1300 hotelierë, janë të kënaqur me paketën 'Rama II'! (VIDEO)

Sektori i turizmit është i kënaqur nga paketa e dytë financiare e qeverisë Rama, pavarësisht shqetësimit që ata ndjejnë se kur do të rikthehet jeta normale për këtë sektor. Në një intervistë për Report Tv, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se ka biseduar në vazhdimësi me hotelierët dhe kërkesat e tyre janë reflektuar në paketën mbështetëse.

"Paketa e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama e çliroi shumë ankthin e hotelierëve shqiptarë, pavarësisht se janë në presionin e madh të sezonit që do të vijë. Hotelierët shqiptarë tashmë ndihen të lehtësuar, për shtyrjen e tatimeve për vitin 2020.

Sektori do të marrë mbështetje për një gamë të madhe, duke filluar nga biznesi i vogël, restorante bare që morën paga në paketën e parë, po ashtu pjesa e dytë me 40 mijë deri në fund të muajit maj.

Janë tre masa që mund ta mbajnë sektorin në këmbë për të pritur pranverën dhe verën për të funksionuar, për të përgatitur një 2021 të suksesshëm në kuadër të mbijetesës së 2020. Nëse do të kemi një goditje që do të shkojnë në 20-30% të sektorit, duhet të jemi shumë optimistë", tha ministri.

Por a ka një plan tjetër financiar, nëse COVID zgjat?

"Unë kam komunikuar me shumicën e tyre dhe mund të them që janë të shqetësuar, por janë shumë të kënaqur me paketën e re. Në ekran gjithsecili biznesmen ka detyrën të ankohet, por që janë kërkesat e tyre të dëgjuara me kujdes.  Unë kam komunikim të vazhdueshëm me hotelierët, jam në komunikim në grupe whatsapp me , 1300 hotelierë shqiptarë", tha ministri Klosi për Report Tv.

Ora 12:34
Klosi: Tre arsyet pse Shqipëria është shumë atraktive sot krahasuar me vendet e tjera (VIDEO)

Tre janë arsyet pse Shqipëria sipas ministrit të Turizmit, Blendi Klosi nuk është prekur sa vendet e tjera.

"Ne kemi mundësi të përfitojmë nga turizmi i brendshëm, pra të gjithë shqiptarëve të shqiptarisë që është një numër i konsiderueshëm, që do ta mbajnë  në jetë sektorin.

Kemi përfitim nga fakti që kemi struktura të vogla, të mirë administrueshme, që nuk ka nevojë të merren vendime në borde.

Kemi një jetë hoteliere të re, që nuk e kemi të bazuar në rezervime disa-vjeçar, kjo do i bëjë hotelet të funksionojë në rezervim ditor.  Ndryshe nga në Greqi, ku nëse nuk i ka të shitura, në fund të verës,

Dhe e treta: Vlera e parasë harxhuar për turizëm në Shqipëri akoma është në nivele të pranueshme,e dhe jo ato stratosferike që ka pasur rajoni. Ne mund të jemi përfituesit e mëdhenj në rajon. Kjo është një panoramë pozitive", tha ministri Klosi në një intervistë për Report Tv.

Ora 12:27
A do ketë ndarje me peçikllaz si Italia?! Ministri Klosi flet për mënyrën e re të të bërit plazh (VIDEO)

A po studion Shqipëria masa specifike për distancat mes çadrave në plazhe? Ministri Blendi Klosi tha gjatë intervistës për Report Tv, se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik.

"Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave. Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen", u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Gazetarja Aida Tancica: A ka turizëm veror pa bare dhe lokale?

"Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja. Nuk është një punë që ka të bëjë me një biznes, por me jetën e njerëzve. Plani është ai që prezantohet nga grupi i ekspertëve, mos më kërkoni mua që t'i them këto plane, se është e vështirë të realizohet nga ministri i turizmit që kërkon sa më shumë që ekonomia të lëvrojë, është grupi i ekspertëve që marrin vendimet", tha ministri Klosi.

Ora 12:25
Klosi për Report Tv: Në qershor mund të rinisin fluturimet, rëndësi ka pasaporta shëndetësore (VIDEO)

A do të ketë sezon turistik këtë verë? Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Aida Tancica, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, beson se turizmi mund të nisë të marrë frymë përgjatë muajit qershor, kur pritet të hapen sipas tij aktivitetet e para. Ministri tha se me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u përgatitur plani për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Avantazhet e turizmit në Shqipëri, tha ministri Klosi, janë fakti që biznesi hotelier është familjar dhe nuk ka nevojë për vendimmarrje në borde, ndërkohë që me anulimin e fluturimeve dhe mos ditjen se kur do të rinisin,vendi ynë ka një numër të madh turistësh që vijnë nga toka.

"Në gjithë historinë e koronës dhe krizës në Shqipëri dhe botë pyetja më e vështirë është se kur do të përfundojë. Vendimi se kur do të hapet situata nuk dihet. Nuk dihet nëse sezoni do të jetë i përfshirë në aktivitet. Duke parë mënyrën shumë të mirë menaxhuar të koronës besoj do të kemi një sezon realtivisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë. Ne kemi një turizëm që menaxhohet nga struktura hoteliere të vogla, investime me pronarë që marrin vendime të drejtpërdrejta, turizëm familjar. Po të shikosh vendet e rajonit kanë struktura të stërmëdha që kanë marrë vendim të jenë mbyllur për gjithë sezonin. Ne kemi turistë që vijnë nga toka në Shqipëri dhe nuk janë shumë të lidhur me botën e fluturimit. Nëse do të vendosim rregulla të qarta të distancimit dhe higjienës besoj do të kemi një sezon që do t'i shpëtojë katastrofës në vendin tonë Kemi turistë nga Kosova, Mali i Zi, turistë që nuk janë të varur nga kompanitë e fluturimit.

Edhe pjesa e fluturimit nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrolluar,a për të hapur mundësi për udhëtime charter", tha ministri.

I pyetur nga gazetarja Aida Tancica, nëse "qershori mundësi për të hapur fluturimet nëse kemi këta tregues?", - ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha se me rregulalt e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, do të ketë ajo e historikut shëndetësor. Megjithatë, situata duket jo premtuese për rinisjen e fluturimeve nëse deri atëherë nuk do të gjendet vaksina.

"Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet", theksoi ministri Klosi.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bela: 18/04/2020 13:45

    SHQIPERIA ISHTE NJE VEND I PASTER E I MREKULLUESHEM NE 1990,,,BREGDETI ISHTE PLOT ME PISHA,;ME VERTETE NUK KISHTE SHUME HOTELE,;POR PAS 1990 SOLLI NJE KATASTROFE ,,NJEREZIT U VERSULEN NE PLAZHE SI KAFSHE TE ARDHURA NGA PYLLI,,DUKE NDERTUAR KUTURU ,PA PLANE URBANISTIKE,,KY DEM SOT ESHTE I PALLOGARITSHEM,,,,SOT KEMI NE DURRES,GOLEM,QERRET,SHENGJIN,VLORE,VELIPOJE,,APARTAMENTE PA FUND QE NUK I BLEN KUSH,,SEPSE PALLATET JANE NGJITUR NJERI-TJETRIT,,PA PARKING,UJE,E DRITA,,KUR NE VEND TE PALLATEVE DUHEJ TE .KISHTE HOTELE E RESORTE ME 5 YJE..MINISTER PARA SE TA VESH TRURIN NE LEVIZJE PER TURIZMIN , DUHET TE PRISHESH NE PLAZHE TE PAKTEN 10.000 PALLATE DHE NDERTESA TE KOTA...KJO ESHTE RRUGA E VETME E RINGJALLJES TE TURIZMIT,,,TURIZMI NUK DO DEKLARATA BOSHE,,NUK DO PALLATE NE BREGDET,,,AI DO SISTEMIM,,RESORTE-HOTELE ME 5 YJE,,,RRUGE,,UJE,,KANALIZIME,,DEBORATORE,,,AEROPORTE,,AUTOSTRADA,,,,TAKSA TE ULETA....

    Përgjigju
  • Pajtimi: 15/04/2020 16:02

    Ik ore mollopup. Bej dicka per kolesterolin tend se do te pellcasi zemra. Ti di aq per turizmin, sa di une per shkence.

    Përgjigju
  • Klodi: 15/04/2020 15:54

    Po cfare je duke folur oooo Liza ne boten e cudirave. Cfare je duke folur o minister i vendit tim....po pse mer ditezi deri ketu mendon se duhet bere propogande....ne jemi cdo dite ne teren me njerez e ti del flet si jema zeqos maje thane. O tutkun gjithe europa thote izolim, masa, recesi7on ti tallesh me popullin me te varfer. Kush mo ata hajdutet e oligarket 2% popullit do te mbaje kembe turizmin ty mor hajdut. Zhduku nga televizionet sa sdo jete vone se do cohen njerzit te te marin zvarre ty bashke me sorollopin tend. A e di ti si eshte gjendja ne popull ne njerez. Na i kurseni edhe ju o media keto lajme skufjo, mos i nxirni keta na i zhdukni nga ekranet.

    Përgjigju
  • Shqip: 15/04/2020 15:47

    Sna the ndo nje gje te re per ajrin

    Përgjigju
  • Lorwn: 15/04/2020 14:10

    Ahhahahahahahah prrall me kucedra trego kumy

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/04/2020 14:08

    Kur të pastrohete plazhi nga masakra e fshatarëve për 30 vjet zaptime e degjenerime, atehere mund të themi se distancimi do funksionoje kurse keshtu fshataret do I vene shezllonet beth m beth për sa me shumë fitime. Saranda duhete hedhur në ere e gjitha me dinamit!

    Përgjigju
  • Xxx: 15/04/2020 13:02

    Tall bythen usta me popullin tall.

    Përgjigju
    • tripleX: 15/04/2020 14:00

      fiks fare. per propagande dhe llafe pazari ky eshte fiks se i vete pas shtatit dhe rames prandaj e mban akoma verdalle. njesoj si tigrin (aka hajduti i vogel i ministrise se finacave, qe flet anglisht me diplome)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët