Sektori i turizmit është i kënaqur nga paketa e dytë financiare e qeverisë Rama, pavarësisht shqetësimit që ata ndjejnë se kur do të rikthehet jeta normale për këtë sektor. Në një intervistë për Report Tv, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se ka biseduar në vazhdimësi me hotelierët dhe kërkesat e tyre janë reflektuar në paketën mbështetëse.
"Paketa e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama e çliroi shumë ankthin e hotelierëve shqiptarë, pavarësisht se janë në presionin e madh të sezonit që do të vijë. Hotelierët shqiptarë tashmë ndihen të lehtësuar, për shtyrjen e tatimeve për vitin 2020.
Sektori do të marrë mbështetje për një gamë të madhe, duke filluar nga biznesi i vogël, restorante bare që morën paga në paketën e parë, po ashtu pjesa e dytë me 40 mijë deri në fund të muajit maj.
Janë tre masa që mund ta mbajnë sektorin në këmbë për të pritur pranverën dhe verën për të funksionuar, për të përgatitur një 2021 të suksesshëm në kuadër të mbijetesës së 2020. Nëse do të kemi një goditje që do të shkojnë në 20-30% të sektorit, duhet të jemi shumë optimistë", tha ministri.
Por a ka një plan tjetër financiar, nëse COVID zgjat?
"Unë kam komunikuar me shumicën e tyre dhe mund të them që janë të shqetësuar, por janë shumë të kënaqur me paketën e re. Në ekran gjithsecili biznesmen ka detyrën të ankohet, por që janë kërkesat e tyre të dëgjuara me kujdes. Unë kam komunikim të vazhdueshëm me hotelierët, jam në komunikim në grupe whatsapp me , 1300 hotelierë shqiptarë", tha ministri Klosi për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Klosi për Report Tv: Sezoni veror do të shpëtojë, gati plani për distancimin në plazh. Në qershor rifillojnë fluturimet! Hotelierët shqiptarë janë luanë (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor, 13:33
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump
9 Dhjetor, 13:12
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor, 09:52
-
Pas largimit të Gonxhes, Dibra pa drejtues politik, PS mbledh të hënën kryesinë, pritet emërimi i Blendi Klosit.
5 Dhjetor, 11:31
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33