Klosi: Kush hedh mbetje inerte ne vende te palicencuara, i hiqet leja e ndërtimit

Kush hedh mbetje inerte ne vende te palicensuara, i hiqet leja e ndërtimit. Këto do të jenë masat e ashpra që do të merren për të gjitha subjektet ndërtimore që kryejnë këtë shkelje.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, inspektuan sot situatën e mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez, që është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh dhe intertesh.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi nga inspektimi i situatës së mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez e cilësoi të papranueshme situatën e hedhjes së mbetjeve inerte, ndërsa bëri të ditur se mbi 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar me gjoba dhe pezullime nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara nga bashkia.

Inspektoriati i Mjedisit sëbashku me inspektoratin e bashkisë, kanë penalizuar mbi 30 subjekte, të cilët janë kapur në shkelje të këtij ligji. Por kjo është një masë e pamjaftueshme, do të vazhdojmë me masa më të ashpra, duke shkuar deri ne heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve, pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot.

 Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi

Ky është një problem, i cili tashmë ndërmjet planit urbanistik të qytetit, është miratuar 1 vit më parë. por edhe një set rregullimesh të tjera janë sistemuar. Tashmë duhet që aktorët e caktuar që duhet ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, të ndjekin rregullat e procedurat e duhura. Dhe të mos i hedhin mbetjet në natyrë, sepse natyra është e të gjithëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet