Klosi marrëveshje me ministrin serb për turizmin, ofertë për vendet e treta, përfshihet dhe Kosova/FOTO

Shqipëria dhe Serbia, ofertë të përbashkët turistike për vendet e treta. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi nga Beogradi, ku firmosi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit me ministrin serb të tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit, Rasim Lajić, se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë e Maqedoni.

Marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve parashikon bashkëpunimin në fushën e turizmit; promovim të përbashkët të turizmit mes Shqipërisë e Serbisë, paketa të përbashkëta për vendet e treta, programe arsimore, aftësimi profesional të personelit, si dhe studime dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit.

Përvec kësaj marrëveshjeje dypalëshe ministri Klosi shprehu vullnetin për oferta të përbashkëta rajonale. “Së bashku me ministrin Lajic ne do të punojmë që ofertat të mos jenë vetëm shqiptare dhe serbe, por të jenë një bashkëpunim midis gjashtë institucioneve të turizmit të rajonit tonë së bashku me Malin e Zi, Bosnje–Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë”- tha ministri Klosi për median.

Nga e tij, ministri serb u shpreh se me produktin e përbashkët turistik shtohet mundësia që të tërheqin turistët, para se gjithash të tregjeve të treta. “Nuk ka rrugë më të mirë se sa turizmi dhe eksperiencat personale që mund të kenë njerëzit për të tejkaluar cdo pengesë”- u shpreh Lajic

Pas takimit të dy ministrave u zhvillua edhe një takim midis tur operatorëve shqiptarë dhe serbë.

Gjatë qëndrimit në Beograd, ministri Klosi mori pjesë edhe në takimin e dytë të nivelit të lartë të samitit të pyjeve midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore. Ministri Klosi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në rikthimin e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

Do të kemi mundësi që turizmi në vendet tona të paraqitet si një ofertë e përbashkët për vendet aziatike, vendet që do të kërkojnë të studiojnë trashëgiminë kulturore, bukurinë tona të natyrës,të shfrytëzojnë Ballkanin si një objekt turistik të bashkuar . Së bashku me ministrin Lajic ne do të punojmë që ofertat të mos jenë vetëm shqiptare dhe serbe por të jetë një bashkëpunim midis gjashtë institucioneve të turizmit të rajonit tonë së bashku me Malin e Zi, Bosnje–Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë. Shpresoj shumë që ky aktivitet i përbashkët i nisur tashmë nga tur operatorët për shkëmbimin e eksperiencave dhe paraqitjes së ofertave të përbashkëta të gjejë mbështetjen e administratave në vend.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë