Klosi: Më 2 tetor testim çdo 
punonjësi të shërbimeve sociale

Klosi: Më 2 tetor testim çdo <br />punonjësi të shërbimeve sociale
TIRANË - Të gjithë punonjësit e shërbimeve sociale, të qendrave të përkujdesit ndaj fëmijëve, të moshuarve e personave me aftësi të kufizuara do t’i nënshtrohen një testimi njohurish që do të mbahet më 2 tetor në Tiranë, në ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës. Lajmin e bëri publik ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nga shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ky testim mbarëkombëtar që do të vë në peshore aftësinë profesionale të punonjësve dhe sjelljen e tyre ndaj këtyre grupeve shoqërore, është paralajmëruar nga Klosi që në korrik të këtij viti kur një punonjëse e Jetimores në Shkodër dhunoi fëmijët.
 
Nuk mund të tolerohet në institucionet publike, që fëmijët jetimë në qendrat tona të përkujdesit të dhunohen nga ata njerëz që duhet ti mbrojnë. Nuk mund të rrimë duarkryq. Kam vendosur të marr një sërë masash, duhet të garantojmë sigurinë e tyre. Qëllimi kryesor është që çdo fëmijë, i moshuar, të marrin shërbimet më të mira të mundshme që garanton ligji. Është ngritur një grup i posaçëm për të mbikëqyrur situatën. Kam urdhëruar Shërbimin Kombëtar Social për të administruar këtë proces, që do të nisë në 2 tetor, në ditën ndërkombëtare kundër dhunës”, - tha Klosi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara