Klosi me biznesin durrsak: Me një
zanat, çdokush mund të punësohet

Klosi me biznesin durrsak: Me një<br />zanat, çdokush mund të punësohet
“Endi sh.p.k” dhe “Er&Njaz” në qytetin e Durrësit, janë dy biznese të tjera që përballen me problemin shumë sipërmarrjeve të tjera në vend për punëtorë të kualifikuar. Në kuadër edhe të promovimit të programeve të nxitjes së punësimit, ministri Blendi Klosi ka vizituar sot ambientet e këtyre kompanive, ndërsa është njohur me kërkesën e sipërmarrësve për zgjerimin e aktivitetit dhe fuqi punëtore të kualifikuar.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e biznesit dhe drejtuesit e zyrave të Punës dhe shkollave të arsimit profesional të qytetit të Durrësit, ministri Klosi theksoi se këto biznese janë dëshmi e shtuar e situatës së përgjithshme në të gjithë vendin se punë ka, por duhen profesionistë.

Përfaqësuesit e biznesit na thanë atë që na e kanë thënë të gjitha bizneset në Shqipëri, se, nëse do ketë mundësi të gjejnë punonjës të kualifikuar, janë të gatshëm që ta shtojnë kapacitetin e biznesit edhe me 500 punëtorë të tjerë. Pra, neve na duhet shumë që të vazhdojmë bisedën me gjithë qytetarët e Shqipërisë për të pasur kualifikime më të mëdha, të kemi profesione dhe zanate, të cila na japin punën e denjë”, tha ministri Klosi në fjalën e tij.

Për të bërë të mundur kualifikimin e punëtorëve drejt kërkesave të biznesit, Klosi ka theksuar edhe një herë se është e nevojshme për një rakordim më të mirë të punës që kryejnë zyrat e punës, shkollat dhe qendrat profesionale dhe biznesit.

Puna jep të ardhura, puna jep një jetë më të mirë. Prandaj kërkohet më shumë kualifikim. Duke u kualifikuar dhe duke u trajtuar, ju keni mundësi që të përfitoni një profesion dhe më pas, pse jo, të hapni edhe biznesin tuaj. Ne jemi këtu në Durrës së bashku me drejtorët rajonalë të punësimit për të bërë një bisedë të hapur edhe me biznesin, për të parë se sa mundësi ka Durrësi që të ofrojë vende të reja pune. Pra, nëse do kemi një rakordim më të mirë mes zyrave të Punës, qendrave të formimit profesional dhe biznesit, mundet që në Shqipëri për të gjithë mund të gjejmë vende pune”, - u shpreh Klosi.
 
Duke iu referuar pikërisht të dhënave zyrtare të Zyrës së Punës në qytetin e Durrësit, ai bëri të ditur se falë ligjit “Për punëkërkuesit e papunë”, është bërë e mundur që një pjesë e mirë e atyre personave që më parë deklaroheshin të papunë vetëm për të përfituar nga lehtësirat e statusit të papunit, rreth 30 për qind e tyre të orientohen drejt tregut të punës.

Vetëm para 3 muajsh, në zyrat e punësimit të Durrësit figuronin më shumë se 12 mijë punëkërkues të papunë. Vetëm duke futur ligjin e ri të punëkërkuesve të papunë, ky numër ka rënë në nivelin e 8500 personave, pra ka rënë me rreth 30 për qind numri i punëkërkuesve të papunë. Kjo pasi ata i janë drejtuar tregut të punës dhe po të shikojmë vetëm në Durrës, i cili është rajoni i dytë më i madh sa i përket punësimit në Shqipëri, janë plot 25 subjekte që kanë kërkuar që nëpërmjet programit të nxitjes së punësimit të shtojnë fuqinë punëtore. Pra nëse do kemi njerëz që duan të marrin një profesion dhe duan të shkojnë te zyrat e punës, për të gjithë këta punëkërkues të papunë mund të sigurohet një punë, por për këtë duhet një profesion apo një zanat”, - tha Klosi.

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i pranishëm në këto inspektime, vlerësoi debatin e hapur nga MMSR lidhur me papunësinë dhe arsimin profesional, duke theksuar në të njëjtën kohë se marrja e një profesioni apo zanati është një mundësi më shumë për këdo që kërkon një punë.

Doja të falënderoja ministrin Klosi për iniciativën që ka ndërmarrë për të nxitur punësimin, sepse jemi në momente që biznesi po bën hapa të rëndësishëm dhe kërkon njerëz të kualifikuar, kërkon fuqi punëtore, e cila të jetë e kualifikuar për të pranuar tregun global dhe konkurrencën e madhe që ka në fushën e punësimit”, - tha kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria