Klosi me ministrin britanik Goodwill:
Kërkesë për njohjen e pensioneve

Klosi me ministrin britanik Goodwill:<br />Kërkesë për njohjen e pensioneve
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi morri pjesë ne Forumin e Nivelin e Lartë të për Edukimin që po mbahet në Londër.

Shqipëria ishte një nga vendet që u soll si model për përpjekjet e mëdha që ka bërë për fuqizimin e edukimit profesional, rritjen e interesit nga të rinjtë për kualifikimin, dhe rënies e shifrave të papunësisë përmes këtij mekanizmi.

Ministri Klosi mbajti fjalën kolegëve nga e gjithë bota, mbledhur në kryeqytetin britanik për të ndarë pikëpamjet dhe shkëmbyer idetë për sfidën e përbashkët  të zhvillimit të arsimit.

Klosi informoi Forumin e Lartë Botëror me vizionin dhe rëndësinë që i ka dhënë qeveria e majtë në Shqipëri, arsimimit që lidh më shpejt të rinjtë me tregun e punës.

Ministri njohu kolegët me shifrat konkrete të rritjes së nxënësve që ndjekin arsimin profesional në vend dhe punësimit të tyre. 

“Qeveria shqiptare nuk e sheh edukimin profesional si një edukim më shumë, por si një mekanizëm të rritjes ekonomike”,-deklaroi ministri Klosi.
 
Gjatë qëndrimit në Londër, ministri Klosi u prit nga ministri britanik i migracionit, Robert Goodwill.

Ministri Klosi njohu ministrin Goodwill me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërrmarra nga qeveria Rama.

Ministri Goodwill vlerësoi dhe përgëzoi ministrin Klosi, për zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe progresin e bërë në këto tre vjetë, duke përshëndetur edhe reformën kurajoze në drejtësi.

Mes Ministrit Klosi dhe Goodwill u fol gjithashtu për komunitetin e shqiptarëve dhe jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Biseda mes tyre u ndal tek problematika e dokumentacionit të qindra shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, duke shprehur vullnetin e plotë për zgjidhjen sa më shpejt të tyre.

Klosi parashtroi tek ministri britanik gjithashtu kërkesën për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ( marrëveshjes së pensioneve), që do t”ju vijë në ndihmë mijëra emigrantëve shqiptarë që vitet e punës i kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Anglisë, duke vënë theksin tek rëndësia e fillimit të bisedimeve për këtë cështje mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Anglisë.

Ministri Klosi e ftoi  Goodwill për vizitë zytare në Shqipëri, e cila do të ishte tejet e rëndësishme pas vizitës së ministrit britanik të Mbrojtjes pak muaj më parë.

Ministri Emigracionit Robert Goodwill, mirëpriti ftesën për vizitë zyrtare në Shqipëri, duke e vlerësuar vendin tonë si partnerin strategjik në rajon.
 
Gjatë qëndrimit në Angli, Klosi vizitoi edhe Kolegjin profesional Barnet and Southgate College -  Kathrin Jacob Parkes – vizitë studimore në kolegjet me drejtime profesionale, kryesisht Hoteli Turizëm dhe shkëmbimi i eksperiencave  - binjakëzim i shkollës është përfunduar -  Hamdi Bushati Shkodër, me të cilin është arritur marrëveshja e binjakëzimit me Shkollën Profesionale Hamdi Bushati në Shkodër.

Me drejtuesit e Kolegjit “Barnet and Southgate College’ u fol për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjes së vizitave studimore mes dy shkollave profesionale.

Klosi
Goodwill

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)