Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit, të parët ata të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë

Së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, në mënyrë që të kemi një sezon turistik sa më të plotë. Lajmi u dha nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me operatorët turistik ku u tha se vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.

Klosi tha se fillimisht do të vaksinohen stafet e hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë nga turistët në mënyrë që këtë verë ta kemi sa më të lirë për zhvillimin e turizmit.  Megjithatë tha Klosi, pavarësisht procesit të vaksinimit përsëri protokollet e sigurisë për infektimin nga COVID-19 do të zbatohen, pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrolluar dhe të sigurt që nuk do të kthehet në burim infeksioni.

“Pra, gjithë atë stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurrent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”, tha Klosi.

Sipas tij, viti 2021 të jetë viti i rizgjimit të biznesit të turizmit në shkallë botërore, por po ashtu edhe për sa i përket turizmit të brendshëm, turizmit rajonal, turizmit mbarëkombëtarë edhe atij të vendeve të tjera të rajonit. Klosi tha se viti i kaluar që ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale, megjithatë Shqipëria ja doli që të kishte një biznese të qëndrueshme që mundën të mbijetonin.  Edhe pse kishte problematika shumë të mëdha, tha Klosi, përsëri nuk ndaluan investimet në infrastrukturën hotelere, si në gest house, bujtina, agroturizëm.

“Do të duhet nga shoqatat që ju përfaqësoni të kemi një listim të hoteleve të cilat kanë kontratat më të sigurta me operatorët turistik. Do të duhet të kemi një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë dhe janë le të themi ato pikat e para që duhet të vaksinohen, pasi ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të sektorit të turizmit, por mundësitë nuk janë pa fund. Prioritetet do të vazhdojnë të jetë vaksinimi i grupeve të targetuara tashmë dhe sidomos të moshës së tretë, të cilët janë më të rrezikuar. Por, do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë proces në një proces marketing për Shqipërinë, në një proces ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar mikpritja edhe sjellja e mirë karshi qytetarëve të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit të higjienës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”, tha Klosi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uznova: 31/03/2021 03:01

    Bravo Klosi. Në Berat bëjani Mokut se e meriton. Po për Gazin (ish aleatin) si do bësh? Po për Nasipin (ish armikun)? Fillo e bëju vaksinën këtyre para se tua bëjë Ilir Meta që ua ka bërë benë. Dhe ai është si Berisha: e mban fjalën

    Përgjigju
  • fieri: 30/03/2021 14:29

    Ca thot ky rrota e k.. Fillo bej mbi 40 vjec vaksinat se po vdesin 40 50 vjecar Hotelet ne pergjithesi stafin e ka te ri ne moshe nuk kan shume probleme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'