Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq! Presidenti nuk ia ka besën Bashës

Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq! Presidenti nuk ia ka besën Bashës

Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Fatos Klosi

Lufta mes mazhorancës socialiste dhe Presidentit të Republikës pritet të ashpërsohet tej mase pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dekretimi i qeverisë së re është në dorë të Ilir Metës.

Në korridoret e politikës dhe medias flitet se nëse Partia Socialiste merr më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të hapet një debat mbi partinë që duhet të mandatohet nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë e re. Këta zëra shprehen se presidenti Meta mund të bllokojë dekretimin e qeverisë së re nëse PS del forcë e parë, por nuk ka numrat e nevojshëm në Parlament. Të njëjtin mendim ndan edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, paralajmëroi se Meta do të bëjë gjithçka që të bllokojë formimin e qeverisë nga socialistët, ndërsa theksoi se kjo gjë do të varet nga rezultati që do të korrë Lëvizja Socialiste pr Integrim me zgjedhjet e 25 prillit. “Unë mendoj se fati i marrëveshjes që ka bërë Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit. Por mendoj se presidenti Ilir Meta duke parë rezultatin e LSI-së ka gjasa që ta pengojë formimin e qeverisë së re nga PS, në një mënyrë apo tjetër. Ndërkohë mendoj se Iliri, Lulin e ka një kafshatë, pasi përmes këtyre deklaratave që po thotë jap dorëheqjen nga presidenti në 26 prill dhe marr drejtimin e opozitës, po i dërgon atij paralajmërime, që i thotë shiko se jam edhe unë dhe do bësh si them unë. Por megjithatë, gjithçka do të varet nga vota e qytetarëve”, deklaroi ai.

Pakti PD-LSI nuk e kënaq Metën!

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi zbuloi edhe disa arsye se përse presidenti Ilir Meta është hedhur në sulm ndaj ndërkombëtareve dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas zotit Klosi, kreu i shtetit ka ashpërsuar retorikën politike, pasi i trembet lëvizjeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe sondazheve që Lëvizjen Socialiste për Integrim e nxjerrin pikiatë. Madje, ish-kreu i SHISH theksoi se presidenti Meta është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes Kryemadhit dhe Bashës. Po ashtu, zoti Klosi dënoi edhe sulmet e kreut të shtetit në adresë të ndërkombëtarëve. “Deklarata e presidentit Ilir Meta me prerje duarsh në sheshin “Skënderbej” dhe me kapjen prej veshi të amerikanëve janë deklaratat shumë të forta që në vetvete janë edhe akuza, ndaj Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve në rastin konkret SHBA-të. Nga kjo pikëpamje mendoj se këto deklarata Iliri i ka bërë për dy arsye: E para ka të bëjë me sondazhet që nxjerrin forcë fituese PS-në dhe në tkurrje e sipër LSI-në. Ndërsa e dyta Meta duket se nuk ia ka besën Bashës dhe përmes kësaj deklarate po i tregon edhe muskujt atij, pasi është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes PD dhe LSI, por edhe sa i takon reformës në drejtësi, që e mbështesin ndërkombëtarët, PS, por edhe Basha. Presidenti Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në deklaratat që bën”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi./ Gazeta "SOT"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)